![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Listës së gjatë të skuadrave italiane që kërkojnë Ledian Memushajn, i është shtuar edhe skuadra e Lacios. Të kaltrit e Inzagit e shikojnë mesfushorin e Kombëtares si një gur shahu në repartin e mesfushës, i cili pritet të zërë vendin e kapitenit Bilja që do të largohet nga lacialët.
Sipas “Corriere dello Sport”, Memushaj do të largohet nga Peskara pas rënies në Serinë B. Shqiptari ka përvojën dhe cilësinë e duhur për t’u bashkuar me skuadrën e Lacios dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubit.
Posti i Igli Tares si drejtor teknik mund t’ia lehtësojë transferimin Memushajt për tu bashkuar me Strakoshën në një skuadër. Lacio sezonin e shkuar u rendit në vendin e 5 në klasifikim dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës.
Shfaq Komentet (0)