KULTURË

Kombi shqiptar përballë mijëvjeçarit të tretë

10:15 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 





Nga Ismail KADARE

Në prag të mijëvjeçarit të tyre të tretë, qe është dhe mijëvjeçari i tretë i botës se sotme, shqiptaret i priste një befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e mëparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe me e hidhura. Një vizatim ne një gazetë franceze të atyre ditëve e jepte tronditshme thelbin e ngjarjes: Njëra koke e shqiponjës dykrenare, zogut simbolik të shqiptareve, përpiqej të mbyste kokën tjetër. Marsi i egër i 1997 do të hyje në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej.
A ishte e denjë kjo për një popull qe ka mijëra vjet qe jeton ne ketë botë të vështirë ? A ishte shenjë papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi Se fundi, a ishte e turpshme ?
Për dike qe shkon drejt vetëvrasjes, gjykimi i pastajme, qoftë i atij vetë, qoftë i të tjerëve s’mund të jetë kurrë as tepër i saktë, as tepër i qartë, e aq me pak, as tepër i pamëshirshëm. Por ne, nëse nuk jemi ne gjendje të shkoqitim e të zhbirojmë shkaqet e thella e ndërthurjen e kushteve qe e sollën popullin shqiptar ne ketë ditë me të vërtetë të zeze të tij, jemi të detyruar ndërkaq qe çdo mendimin tone, çdo përpjekje e çdo veprim tonin të tashëm ta vemë ne lidhje me ketë tragjedi. Ajo është e tille qe nuk të le të qetë. Ajo është zotëruese dhe klithëse. Ajo shtron pyetje dhe kërkon përgjigje nga të gjithë.

Miti i Katastrofës
Popujt, ashtu si qeniet njerëzore kanë dëshirë të kujtojnë fatkeqësitë e kaluara. Me kalimin e viteve, shpesh qëllon që këto fatkeqësi të skajuara në ndërgjegjen e tyre, ndryshojnë trajtë, rralle here zbehen ose harrohen, se shumti zmadhohen ose nxihen me fort. Ne ndryshim me qenien njerëzore, qe e ka jetën të shkurtër, jetëgjatësia e kombeve krijon kushte për tjetërsimin e fatkeqësive, të cilat disa here shndërrohen ne mite të vërteta. Ne këto mite mbështetet shpesh kujtesa historike, prej tyre ushqehen letërsia dhe artët ose krijohen psikoza fatalistë qe ngjyrojnë për një kohe të gjatë atë qe quhet shpirtësi e një populli. Ndërkaq, ka raste qe prej këtyre miteve ushqehen propagandat shovinistë e doktrinat hakmarrëse kundër popujve të tjerë.
Një nga mitet tipike qe gjendet ne historine e shume popujve është ai i katastrofes se dikurshme. Është një thyerje ose një humbje e dhimbshme ose disa gjëma të njëpasnjëshme, kujtimi i të cilave nuk ka asgje të keqe, përkundrazi sherben për fisnikerimin e një populli, kur selitët ne një kah të mbare. Për fat të keq, koha ka treguar se mund të sherbeje edhe për të kundërtën: për ta egersuar një popull kundër të tjereve.
Fatkeqesitë e kaluara të popullit shqiptar, pushtimi osman ne shek XV, copetimi i Shqipërise ne fillim të shek XX dhe izolimi i saj nga bota për faj të diktatures komunistë ne gjysmen e dytë të ketij shekulli nuk krijuan të shqiptaret as doktrina shfarosese, as urrejtjeje kundër të tjereve dhe kjo është një cilesi e admirueshme e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, e atij qe është i ardhur, i huaj, mik ose bujtës, një mendesi qe vjen qysh nga koherat antike, ka qene një nga guret themelore të qytetërimit shqiptar. Qe ky nderim nuk është një shpikje e poetësh e as një cilesi e elitës shqiptare, u rivërtetua gjatë Luftës se Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra ushtaret italiane të mbetur ne Shqipëri nën mëshirën e popullsise se armatosur shqiptare, pas kapitullimit të Italisë, nuk u preken aspak prej kësaj popullsie, përkundrazi u morën ne mbrojtje prej saj. Nga ana tjetër, është një fakt i njohur tashme se Shqipëria ishte një nga vendet e rralla ne botë, ne mos i vetmi, ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve.
Diktatura komunistë me politiken e saj veçuese u përpoq ta armiqesonte popullin shqiptar me gjithe botën, kryesisht me Europen Perendimore, por nuk ia doli dot. Pas renies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj të huajve europiane dhe amerikane po atë ndjenjë miqesore të dikurshme.
Kjo tolerance e gjere e këtij populli e shoqëruar me tolerancen fetare, gjithashtu të vërtetuar gjatë shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u çmua asnjëhere sa duhet. E ishte e nevojshme, për të mos thene e detyrueshme të çmohej, sepse kishim të benim me një shembull të shkëlqyer ballkanik ne kohen qe gadishulli i madh u përfshi tej e mbane nga furtunat shovinistë, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e renda të ushqyera prej saj.
Për t’u kthyer të miti i katastrofës, ky mit të shqiptaret, ndërsa nuk shkaktoi acarim kundër të tjerëve, mori, për fat të keq, një zhvillim të papritur: pezmatim kundër vetvetes.

Psikoza mohuese
Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmone, sidomos ne koherat e veshtira. Duke i shfletuar tani, shikojme se përveç shqetësimit të tyre themelor: çlirimit të Shqipërise e pavaresise se saj, ishte një ankth tjetër, i vazhdueshem, i lidhur ngushtë me të parin: rizgjimi i atdhedashurise.
Kembengulja e tyre për ketë rizgjim, kembanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshhere të deshpëruara, Ti Shqipëri, me jep nder, me jep emrin shqiptar dëshmojnë një të vërtetë tëpër deshpëruese: një pjese e shqiptareve ishin ftohur prej atdheut të tyre. Turqizimi i qindra mijera shqiptareve, greqizimi i një pjese tjetër, ngatërrimi i fese shqiptare me atë fetare deshmojne se ndjenja patriotike të një pjese e shqiptareve ka qene jo aq e fortë siç paraqitëj. Një pjese e tyre me lehtësi ishin gati ta kembenin atdheun e tyre me një tjetër atdhe, një pjese kishin turp të quheshin shqiptare, të tjeret me lehtë viheshin ne sherbim të forcave kundërshqiptare.
Duhet thene se kjo nuk ishtë një dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu siç ka një përqindje të popullise me prirje kriminale, ka dhe një përqindje me prirje të mbrapshtë (perverse) kundër atdheut të vet. Kjo është e njohur qe nga koherat antike, kur midis grekeve të vjetër gjendeshin gjithmone njerëz e prijsa qe bashkoheshin me armiqtë e Greqise, e gjer ne kohen tone, të grupimet e ndryshme politike, sidomos ato ekstremistë, terroristë, maoistë etj., cilesi e pare e të cileve është urrejtja kundër vendit të tyre dhe bashkimi me çdo force tjetër qe është kundërshtar i tij.
Shqetësimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me ketë hall të madh tregon se prirja kundërshqiptare e një pjese të shqiptareve ka qene një rrezik i ndjeshem për Shqipërine.
Një prirje e mbrapshtë nuk mund të mbetët gjalle për njëkohe të gjatë, pa u ushqyer. Dashuria për atdheun është një ndjenjë e shendetshme e natyrale, e cila me pak përkujdesje kultivohet lehtë. Kurse prirja e kundërt, mosdashuria për popullin tënd, është rrjedhoje e disa faktoreve kembengules. Injoranca e thelle ku u zhyt për shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shteterore e zbehu fort shqiptarizmin ose, ne rastin me të mire, e la atë ne një nivel parak (primitiv), qe me veshtiresi e kapërcente folklorizmin. Ne kushte të tilla, përkitja me një kulture të huaj ishte tronditëse për shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne shembullin e kesaj kulture të ringjallnin kulturen e vendit të vet, ose e kundërta, i largonte përfundimisht prej atdheut.
Keshtu, ne prag të çlirimit të Shqipërise i kemi patur të dyja prirjet: atdhedashurine e disave dhe antishqiptarizmin e, disa here kundërshqiptarizmin e të tjereve.
Rilindasit u përpoqen si titanet t’i bindin shqiptaret se nuk duhej të turpëroheshin nga vendi i tyre, se ata kishin një atdhe të bukur, se kishin një gjuhe madheshtore, një nga 5 – 6 gjuhet themelore të Europes dhe një nga 10 – 12 gjuhet themelore të botës, se ishin race e bukur trupërisht dhe tepër e aftë menderisht, se kishin një histori të shkelqyer, se gjëmat kombetare nuk ishin një arsye për t’u ftohur me atdheun, por përkundrazi për t’u afruar me fort me të.
Aksioni i rilindasve për zgjimin e Shqipërise ishtë me i madhi e me i gjeri aksion kulturor e patriotik ne krejt historine shqiptare. Rralle here emertimi i një levizjeje përkontë plotësisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin e Rilindjes shqiptare. Ne të vertetë ishte ajo qe e rilindi Shqipërine, ose për të qene me të saktë, ishtë ajo qe e lindi Shqipërine moderne.
Që kjo levizje e ky vrull të ishin të suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan historine e shqiptareve. ata qëmtuan ne të kryesisht kulmet e ndritura, duke mos u ndalur ne njollat e sa. Po me aq kembengulje ata vune ne pah vlerat morale e fizike të shqiptareve, kryesisht virtytet, pa dashur të ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me të pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje logjike e qellimit të levizjes: rifitimit të besimit të humbur.
Një arsye tjetër qe e përligjtë plotësisht optiken e tyre pozitive ishtë propaganda kundërshqiptare, qe kishte nisur nderkaq të kultivohej nga fqinjët e Shqipërisë: kryesisht nga rrethet shovinistë serbe e greke. Ishte një propagande e egër dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne fytyre të dheut. Përballe kësaj furtune të sëmurë, rilindasit shqiptare mbajtën një qendrim fisnik e të admirueshem. Ne vend qe të binin ne nivelin e saj, duke u përdhosur edhe vetë nga balta e kundërshtareve, ata zgjodhen përgjigjen e tërthortë: lartësimin e vlerave shqiptare.
Ky vizion optimalist i rilindasve, i përfaqesuar ne radhe të pare prej Naim Frashërit e me vone prej Gjergj Fishtës, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas e vazhdon ende sot, ne menyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Ne ngjarjet e fundit tragjike të Shqipërisë ishtë pikerisht ky vizion rilindas qe u sulmua në mënyrën me barbare. Një grusht intelektualësh renegatë e një grusht politikanesh të papërgjegjshëm, të bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u përpoqën dhe arritën t’ia vinin zjarrin Shqipërisë. Qellimi i tyre ishte zhbërja e Shqipërisë, çka ata e treguan me shkatërrimet e vlerave kombëtare, të atyre qe nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist. Nga këto ngjarje Shqipëria, e ndoshta jo vetëm Shqipëria, por Europa e tëre, nxori një mësim qe asnjëhere nuk ka qene kaq i qartë: ne kushtët e demokracise turmat vulgare të fshehura prapa fjales “popull” mund të kthehen ne varrmihes të demokracise, po aq sa tiranët, nëmosmë keq. Kjo është arsyeja qe greket e vjetër, kur diskutonin për demokracinë, për të mirat e të keqiat e saj, ishin tepër gjakftohtë, pa paragjykime, rrjedhimisht pa entuziazëm. Nen trysnine e populizmit të majtë, bota e sotme, ashtu siç ka harruar mjaft mësime të historise, e ka harruar, me sa duket, edhe ketë mençuri antike. Shqipëria, qe e provoi ne mish të saj ç’do të thotë kjo karikature e demokracisë, shpresojmë të mos e harroje.
Mësim i pare, është i qartë: demokracia e pashoqëruar nga një strukture ligjesh e një strukture e fortë shtetërore qe të siguroje funksionimin e saj, mund të kthehet lehtë ne të kundërtën e vet.


Përsa i përket kritikes ndaj vizionit të rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare ne rrethanat kur është bere e ne zhvillimin e dramës shqiptare. Ai vizion inkurajues lindi ne kushte të caktuara, për një qellim të caktuar. Ne kushte të mëvonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku një pjese e tij qe e kishin shtetin e vet të pavarur, ndeshej me probleme të tjera, me probleme të se drejtës, të demokracisë, të emancipimit shoqeror etj., ai vizion kryekrejt optimist nuk ishte i mjaftueshëm. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje të reja të mendimit e të veprimit.
Nderkaq duhet thënë se, sipas një traditë të keqe ballkanase e sidomos shqiptare, traditë të të hedhurit nga një skajshmeri ne tjetren shume shqiptare u treguan të paaftë të pranonin evoluimin e mendimit e të kultures politike. Duke mos e kuptuar pasurimin e traditës ata nuk njihnin veç shkëputje të dhimbshme, shkeputje të pasura me rrenim, paroksizmi i të cilave arriti kulmin ne mars të vitit 1997.
Ne botën e egër ku jetojmë, ne kushtet kur Shqipëria është ende e brishtë, kur ajo është realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon të jetë i prere me dysh, vizioni rilindas mbetët vizioni baze për botën shqiptare. Kritika kundër veseve e ceneve tona, ashtu siç ben gjithe bota për vetvetën, nuk është veçse një plotësim i ketij vizioni e jo një përmbysje e tij.
Për të pare me rrokshem si funksionon një bashkejetëse vizionesh, qe, ne shikim të pare duket e pamundur, le të kujtojme Faik Konicen dhe qendrimin e tij ndaj Naim Frasherit.
Konica, personalitet brilant i kohes dhe kultures shqiptare, ishte i pari qe u përpoq të hidhtë një dush të ftohtë mbi zjarrmine rilindase. Me të drejtë ai u përpoq t’u kujtontë shqiptareve jo vetëm cenet e tyre, por dhe mbrapshtitë dhe marrëzitë e tyre të herepashershme. Nderkaq, e pare nga largësia e kohes, optika e tij është kundërthenese. Ai është vetë rilindas e po vetë kthehet kundër rilindasve. Punon e digjet për Shqipërinee , aty për aty, i pëlqen të tallet me të tjerët që bëjnë të njëjtën gjë. E adhuron dhe e lavderon Naim Frasherin e me pas i kthehet e s’i le gjë pa thënë. Përgjërohet për atdheun qe e ka larg, e mbron ku mundet, i del për zot kundër shpifësve e racistëve, pastaj kthehet e shan, e quan Zululand ai vetë, me keq se racistët. Mund të thuhet keshtu se është ai, vetë Konica, qe ngrihet kundër Konices.
Nuk do të ishte me vend t’i kujtoheshin këto këtij kolosi të kulturës shqiptare, (ne fund të fundit kolosëve u çmohen kryesisht lartësitë) sikur kjo ane e tij kundërthenese të mos shfrytëzohej me qëllime të mbrapshta ende sot. Vitet e fundit, kur ne prag të hyrjes se Shqipërise ne familjen europiane, kundër saj e kundër kombit shqiptar shpërtheu një fushatë e tërbuar racistë, me emrin e Konices dhe me veprën e tij u bene spekulime nga me monstruozet. Një zhgan intelektualesh antishqiptare, se bashku me një pjese të medias botërore, qe iu sulen me një urrejtje shtazarake popullit të vogël shqiptar, për ta përbaltur, për ta mallkuar, për ta ndare përjetë nga familja e popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur të tyre. Ky do të ishte profanimi me i lemerishem për Konicen e madh. Ndaj, për ta mbrojtur jo vetëm kombin shqiptar, por atë vetë, birin e tij me të madh, jemi të detyruar të kujtojmë kundërthënien e tij. Ne fund të fundit, përçmimi dhe balta qe do t’i hidhej këtij kombi do ta përbaltë, ne radhe, të pare fytyrën e kolosit.

Antishqiptarizmi si profesion fitim prures
Rasti i Konices, me mire ndoshta se çdo tjetër, na kujton cilësitë e shqiptarit: edhe kur ngjitët ne lartësitë sublime, here pas here qe nga thellesitë e racës i vijnë vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron një pyetje madhore ne ketë fund mijevjeçari: ç’imazh kane për vetveten shqiptaret ? Është një çështje themelore qe kapërcen dukshem anen kulturore e etike. Ky çmim i vetvetes lidhet me vlerësimin e atdheut, se fundi ai lidhet me çeshtjen themelore se sa janë ata të vendosur të mbrojnë ekzistencën e tyre si komb ne rruzullin e shqetësuar botëror.
Nuk është as shpikje poetësh, as propagande nacionalistë, e aq me pak komunistë, të thuhet se vendi yne, Shqipëria, ka qene disa here ne zgrip të humneres. Traktatet për ta ndare atë midis fqinjëve, programet e doktrinat për ta shpërbere kombin shqiptar janë aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk janë aspak të vjetra. Ato kane ne fund vitët 1913, 1918, 1938 e disa janë fare të reja.
Në këto kushte, ne kushtet kur tërbimi nacionalist antishqiptar merr përmasa të tilla, sa qene mars të vitit 1997, ne demostratat e Shkupit njerezit kane guxim të ulerijne “shqiptaret ne krematorium !”, kuptohet qe të jesh antishqiptar është fare e lehtë, madje është shpesh fitimprurese. Keshtu dhe kurrsesi ndryshe mund të kuptohet vala antishqiptare qe shpërtheu rrotull Shqipërise dhe brenda ne Shqipëri kohet e fundit. Keshtu shpjegohet përse një grusht intelektuale renegatë shqiptare u bene befas të përkedhelurit e medias botërore, të përkëdhelurit e disa forumeve nderkombetare dhe, ç’është me e keqja, zedhenesit për problemet shqiptare.
Shkurt antishqiptarizmi u kthye ne profesion. Është kjo fryme e semure qe ndihmoi për rrezimin e strukturave të shtetit shqiptar brenda dy – tri javesh, qe beri gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me të turpshme të braktisnin postët e tyre, për të përfituar një azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar t’i veje zjarrin tempujve të kultures shqiptare.
Ne kushte të tilla, të ulerish ende se ne Shqipëri ka patriotizem të tepruar, se letërsia shqipe është nacionalistë etj, është me të vërtetë thirrje e hapur për tradheti të hapur tashme ndaj atdheut.
E gjithe kjo lidhet me një sere pyetjesh themelore: a janë shqiptaret patriotë me shume se ç’duhet apo përkundrazi janë ftohur me vendin e vet ? A mos po e mbiçmojne pa të drejtë vetën dhe vendin e tyre, a mos përkundrazi e përçmojne pa të drejtë vetën dhe atdheun, me fjale të tjera: a e duan ketë vend qe u ka dhene emrin qysh prej dy mije vjetësh, apo enderrojne ta kembejne me një tjetër vend, enderrr e mbrapshtë kjo qe ka ngritur krye aty – ketu ne kohen tone ? Ne prag të mijevjeçarit të tretë shqiptaret janë të detyruar të nxjerrin ende mesime nga drama e tye, qe ndodhet ende ne zhvillim.
Ne kushtë e një klime të ashpër nderkombetare, ku ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne Europe janë të detyruar të durojne mospërfilljen botërore për gjëmën qe u ka rene ne koke, ne kushtët e vetmise se tyre, të trysnise se një propagande dashakeqe qe e ka përbaltur imazhin e tyre ne botë, duke e paraqitur here si popull violent, here si fondamentalist, here barbar e here të lajthitur, shqiptaret janë të detyruar, midis të tjerash, të bejne një zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit të mbrapshtë qe e ngatërron patriotizmin me nacionalizmin, qe e paraqet antipatriotizmin si balsam kundër nacionalizmiz, ata duhet t’i përgjigjen me një “jo” të prere. Patriotizmi nuk është nacionalizem dhe antipatriotizmi është po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat kundër patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet e tyre, dhe si të gjithe të velurit i lejojne vetës luksin të nazetohen me të. Nderkaq vetënderimin për vendet e tyre e kane siguruar gjatë shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve. Askush nuk shqetësohet ne France kur presidenti e mbaron çdo fjalim me fjalet “Rroftë Franca!” dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne të gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ushtria amerikane.
Le të pranojme me trishtim se ne krejt gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e vendeve u përfshinë nga valet e egra nacionalistë, të shqiptaret ndodhi e kundërta. Kjo ishte e thene qe, pasi u përpoqen t’i japim botës shembullin grotesk të popullit të pare pa fe ne botë, majmunet e vendit tone u joshen nga mbrapshtësia tjetër: të japin shembullin e popullit pa atdhe.
Thyerja morale e popullsise shqiptare ne ketë fund shekulli ishte një nga humbjet me të renda të tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja me tragjike e diktatures sfilitëse komunistë ne Shqipëri dhe e terrorit shtazarak serb ne Kosove e vise të tjera të Jugosllavise.
Thyerjet morale janë të njohura ne jetën e popujve. Ashtu siç janë të njohura ringritjet. Për t’u ringritur, kombit shqiptar i duhet të tendoset e të nxjerre nga thellesitë gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe popujt, sipas një teknologjie të lashtë, i ruajne për ditë të zeza e i nxjerrin ne stine fatkeqesish.
Raportët me atdheun zene ne ketë rast vendin kryesor. Shqipëria s’ka nevoje për ekzaltime vulgare, po as me pak nevoje për përçmim. Mendimi se Shqipëria dhe shqiptaret kane qene tepër të himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet t’i rrezojme ne baltë për t’i sjelle ne vetë, është doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i një populli qendron gjithmone ne një lashtësi të shquar për ku përpiqet ta tërheqë e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e Gëthes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur e fshatarake e, megjithatë, askush nuk e cileson mendimin gjerman si elitist ose ekzaltues. Nisur nga kjo, mund të thuhet pa drojë, se mendimi rilindas shqiptar, ndonese tepër i lartë ne krahasim me gjendjen reale të popullsise shqiptare, ishte plotësisht i përligjur. Nga ana tjetër, duke e pranuar nevojen e plotësimit të ketij mendimi me një vizion kritik e qortues (korrigjues), duke e pranuar, pra, si të drejtë ne thelb prirjen kritike të Konices, megjithatë ne emer të një të vërtetë sipërane, duhet thene se kritika e tij kundërthenese ishtë me shume çka e tepruar dhe e parakohshme. Vetë ai e deshmon ketë , jo vetëm me atë pejse të vepres se tij qe është e mbrujtur plot dashuri e përgjerim për Shqipërine, por dhe me veprimtarine e tij si ambasador i vendit të vet ne SHBA, detyre qe e kreu shkelqyeshem për një kohe të gjatë. Ambasadori me i kulturuar e me brilant i kohes ne Uashington, ai beri çmos ta paraqistë Shqipërine e qytetërimin shqiptar ne dritën me të mire të tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga përçmimi, një ajmè, ishtë ngritur disa here vetë t’ia shprehtë vendit e popullit qe e kishte lindur.
Mbi drejtpeshimin
Kombi shqiptar ne ketë fund shekulli vazhdon të përjetoje oren e lige të tij. Ai është i goditir rende ne trupin e vet, ngaqe është i ndare e i shpërndare ne tre shtete. Por ai ka marre goditje psiqike po aq të renda, ne mos me tëpër: ai është i thyer moralisht
Ringritja morale e popullit shqiptar është aksioni me i ngutshem ne ketë kohe të rende. Ai është çelesi, pa të cilin nuk mund të ndermerret asnjë veprim tjetër shpetues. Ne qoftë se populli shqiptar do të vazhdoje ta përçmoje e ta përbaltë vetvetën, ne qoftë se ai ne menyre iracionale do të synoje drejt shpërnguljes, qoftë nga trojet e tij ne Kosove, qoftë nga trojet e shtetit shqiptar, ne qoftë se ai do të vazhdoje të ngreje doren kundër strukturave shtetërore të tij, të çfaredolloj ngjyre politike të jene ato, ai do të ece drejt gremines.
Kahu i mbare i një kombi nga ai vetë. Ashtu siç nis sezona e tij. Mendimi qe kombi shqiptar do të ketë për vetvetën, ne një menyre ose një tjetër do të rrezatoje e do të kthehet ne një realitet. Imazhin e mire ose të keq për një popull nuk mund ta krijojne për një kohe të gjatë as zyrtaret e tij, po as renegatët e tij; atë s’mund ta krijojne as nacionalistët e ekzaltuar, por as vulgu i eger e i verber. Aq me pak mund ta krijojne atë diplomatët mendjelehtë, gazetaret e pabese, denoncuesit, psikopatët dhe paranojaket e dehur për lavdi.
Njeriu shqiptar, i lodhur nga kalimet e befta prej vetëmbrojtjes drejt vetëpërbaltjes, dhe e kundërta, ka nevoje me tepër se kurre për rifitim e drejtpeshim shpirtëror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke përdorur ketë përndezjen nacionalistë si kundërhelm ndaj vetëpërçimit, a aq me pak duke e përdorur ketë të fundit si balsam kundër kapardisjes. Për të shmangur kalimin nga një dush i nxehtë ne një dush të ftohtë, njëriu shqiptar ka nevoje sot për orientim të saktë. Disa pyetje të thjeshta, por themelore e bazike çohen sot përpara tij: ç’popull jemi ? Domethene, a jemi si të tjeret, a meritojme një fat normal e një jetë normale si të tjerët ? A kemi mekate për të lare, a kemi borxhe për të paguar ? A jemi vërtetë fatkeqij, apo ashtu na duket, apo ashtu na pëlqen të shfaqemi përpara vetës dhe botës ? Të gjitha keto pyetje mund të formulohen ne një motërzim edhe me të thjeshtë; ne shqiptaret, pas dy mije vjetësh ekzistence, tani ne prag të mijëvjeçarit të tretë a i kemi ende aftësitë trupore e shpirtërore për të vazhduar të jetojmë si komb, apo koha jone ka kaluar ?
Pa rene ne kurrfare optimizmi të kotë, mund të thuhet pa droje se, pikërisht sot, shqiptaret, pavarësisht nga lengata qe u ka rene e përpiqet t’i veje poshtë, kane shanset me të mëdha për të zenë përfundimisht vendin qe prej kohesh e kane merituar ne familjen e popujve. Madje, kjo lengatë e kjo krusme e tmerrshme është ndoshta shenja me e sigurtë për një të ardhme plot shprese. Ne jetën e shume popujve janë të njohura keto gremina, pas të cilave kane ardhur ngritjet, disa here marramendese.
Le të kthehemi te pyetjet e thjeshta themelore
Fati, ndonese na është berezakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve të jetojme ne një nga zonat me të bukura të Europes. Europa vetë, nderkaq se bashku me SHBA është tani lagjja me luksoze e botës. Ne e harrojme shpesh ketë, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj të cilit i kemi ne maje të gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka një skajim gjeografik të mrekullueshem, se ai ka një klime të admirueshme, se ka pasuri natyrore të shumta, se ka ndoshta plazhet me të bukura të kontinentit. Ne harrojme ç’do të thotë ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pas përmendur vendet e izoluara ne thellesi të kontinentëve, pa përmendur trojet e gjera të kesaj botë të mbushura me shkurre, shkretëtire e trishtim, e mbulojne tri të katërtat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto dhe, meqenese jemi midis një kopshti plot me shtëtë pasanike, na pelqen të qahemi qe nuk jemi si ata.
Ne vuajme nga kompleksi i vogëlsisë dhe harrojmë se shtati i popullit shqiptar, pavaresisht nga prerja e trojeve të tij nuk është aspak i vogël ne ketë gadishull, se ai është përafersisht i barabartë me shtatin e grekeve, të serbeve e të bullgareve. Përsëritja gjer ne lodhje e shprehjes “Shqipëria e vockel”, “popull i vogel” s’është veçse shprehje e një deshire për të fshehur përtkurrjen e mëtejshme të këtij populli.
Nderkaq, porsa diku del ne pah ndonjë mendim, ndonjë program ose ndonjë pyetje: përse shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet të jetojne të ndare, aty për aty harrohet përçmimi për vogelsine dhe buis shprehja “Shqipëri e madhe”. Kjo shprehje përsëritet me një fare tmerri, si diçka e rrezikshme, thua se ne ketë botë vetëm 8 ose 9 milion shqiptaret qe jetojnë bashke behen të rrezikshem për botën ! E nderkaq, askush nuk thotë, sipas kësaj logjike, se 90 milion gjermanet e bashkuar janë të rrezikshem, e aq me pak askush nuk thotë se 250 milione ruset, bashke me bombat e tyre berthamore janë kercenim për të tjeret.
Ne qoftë se s’duhet të vuajme as nga kompleksi i “vendit të mallkuar”, as nga ai i vogelsise numerike, shqiptaret aq me pak kane njohur kompleksin e races. Jo vetëm qe ne botën e sotme të çliruar nga paragjykimet racistë ata paraqitën një popull i shendetshem, si gjithe të tjeret, por edhe ne kushtet e dallimeve e doktrinave racistë, duke qene nder të rrallet popuj të Europes qe nuk u preken, përkundrazi u lajkatuan prej ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbetën jashtë ketij trazimi. Merita e tyre është se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat racistë dhe përveç theksimit ndoshta të kapardisjes, teoria e racave s’pati pasoje ne Shqipëri.
Ne sferen shpirtërore, ne zotërimin apo krijimin e vlerave shqiptaret s’kane patur kurre arsye t’i kene lakmi apo smire të tjereve, aq mepak kane arsye sot për një gje të tille.
Shqiptaret janë krijuesit e bartësit e një prej gjuheve themelore të njërezimit, një gjuhe qe ka vendin e saj të paluajtshem midis dhjetë – dymbedhjetë gjuheve kryesore të botës. Një nga vendet e para të krishtëra të Europes, Shqipëria ka qene një rrjedhimisht truall fillestar i qytetërimit perëndimor europian. Nga himni i madh i krishtërimit “Të Deum”, i shkruar nga një peshkop shqiptar mbi njëmije e peseqind vjet me pare, të mbrojtësi i qytetërimit perëndimor, Gjergj Kastrioti, përsonazhi me sublim e me i njohur ne botë, jo vetëm i shqiptareve, por i krejt popujve të Ballkanit, i cilesuar si “aleat i Krishtit”, e gjer të murgesha shqiptare Nene Tereza, gruaja shqiptare me e famshme e botës se sotme, kalon si një fill i ndritur deshmia e ketij qytetërimi, kaq shume e kaq me kembengulje të mohuara nga dashakeqesit e kombit shqiptar.
Dhe kjo është e kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi për t’u hapur rruga shpifjeve e shtremberimeve të përbindshme, për të ardhur gjer te teza e mbrapshtë se shqiptaret, jo vetëm s’kane të bejne me qytetërimin europian, por janë varrmihes të tij.
Gjithmone ne ketë logjike të mbrapshtë shpjegohen sulmet qe iu bene vitet e fundit, prej vetë renegatëve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe, figures sublime të Gjergj Katriotit, i cili u quajt “hajdut kuajsh dhe agjent i italianeve”, si dhe krejt traditës kulturore shqiptare të djeshme e të sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, të nxitur, veç të tjerash, edhe nga keta intelektuale renegatë, i vune zjarrin e i vune kazmen deshmive të çmuara të qytetërimit shqiptar, arkivave, teatrove antike, muzeut të Gjergj Kastriotit !
Për të vazhduar me vlerat shpirtërore të krijuara nga ky popull, le të kujtojme poezine orale shumeshekullore, kodet zakonore, ritët antike, muziken, koreografine, kostumet e mahnitshme, për të ardhur gjer të letërsia shqipe. Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur të letrave të medha të botës, u be veçanerisht e bezdisshme për ithtaret e tezës se shqiptaret janë të paaftë për kulture. Ndaj, ashtu si krejt qytetërimi shqiptar, ajo do të pësonte sulmet e deshpëruara e vulgare të antishqiptarizmit. Ne ketë rast do të ndodhnin veprime të turpshme, aq asnjë vend, sadopak dinjitoz, nuk do t’i lejonte kurrsesi. Endacake të huaj, ata qe s’i njeh kush e nuk i pyet kush ne vend të vet, mësues fshati nga Kalabria apo nga Gjermania e Jugut ftohen ne Shqipëri për të hedhur baltë mbi letërsine shqipe e kulturën shqiptare.
Ky racizem kulturor antishqiptar, i pashembullt ne botën e sotme, u be i mundur për shkak të kundërpatriotizmit shqiptar. Të dy ata ishin nder faktoret themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre të turpshme të shtetit shqiptar, të ushtrisë, të policisë e krejt ngrehinës shtetërore.
Racizmi kulturor antishqiptar merr pamje edhe më të shëmtuar e të papranueshme, kur kujtojme se vetë shqiptaret s’kane kurrfare përçmimi ndaj kultures se të tjerëve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit të shqiptaret, pjelle e natyrshme e mendësisë se tyre të hapur e miqesore ndaj të huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancën fetare, tolerance e thellë, e vërtetë, e papudrosur nga kurrfarë konformizmi, janë, ashtu siç u tha me lart, cilësi të tjera themelore, qe deshmojne një nivel qytetërimi të këtij populli kaq të sulmuar për të kundërtën.
Për fat të keq, ashtu si të gjithë popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq të forta, ndoshta sa virtytet, po ajmè, me spektakolare se ato.
Ndryshe nga hebrenjtë e disa popuj të tjere, qe janë solidare e të lidhur me njëri – tjetrin, shqiptaret mezi ç’presin rastin për t’u përçare. Natyra e tyre tejet individualistë është xehe e pafundme për të pjelle egoizmin, ambicjen smiren e etjen për karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure.
Këto cilesi të natyres njerëzore, qe ndeshen kudo, behen veçanerisht të rrezikshme të shqiptaret, për shkak të traditës se shkurtër të jetës nen një shtët shqiptar. Prej tyre rrjedh një keqkuptim tragjik për lirine dhe për shtetin. Pa u pajtuar dot me atë ligj themelor qe lirine e njëriut të veçuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e të tjereve, shqiptari shpesh e ka të veshtire të kutoje se liria njerëzore, ndryshe nga liria absolutë e kafsheve është madheshtore, pikerisht, ngaqe është e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketëj vijne keqkuptimet për demokracine, për vetë shtetin dhe ngrehinat e tij.
Koncepti i gjymtë për shtetin, zbehja e tij përpara tërheqjes fisnore apo klanike çon disa here ne konceptin po aq të gjymtë për kombin, kur krahinarizohet kthehet ne rival të kombit.
Kjo është kushtëzuar, me sa duket, nga jetesa shumeshekullore nen perandorine osmane, pra nen një shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj të cilit s’mund të kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbretërisë ishtë relativisht e shkurtër, kurse gjatë sundimit të eger komunist koncepti i shtetit u zbeh përseri nen peshen e diçkaje të parrokshme, të huaj e, ne fund të fundit, të shpelare prej çdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komunistë.
Sado paradoksale të duket, ishte diktatura komunistë qe i dha goditjen me të pabese shtetit shqiptar. Një shtet, sado i rreptë, sado i zymtë, sado me ngjyrim politik komunist, do të ishte me i pranueshem e për diçka do t’i hyntë ne pune Shqipërise, se sa ajo moluske e squllet, pa trajtë e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komunistë, e obseduar për të mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe ndaj vetë shtëti të vet. Parulla “partia mbi të gjitha” përseritej ditë e natë kudo, si ne ankth. Me të gjitha menyrat jepej të kuptohej se institucionet shtetërore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore të shtetit, duke përfshire edhe kushtetutën, nuk kishin asnjë vlere përpara autoritetit të partise. Fjala “shtet”, madje dhe fjala “komb” zëvendësohej kudo me fjalën “popull”. Keshtu kishim “ushtri popullore” e jo kombetare, kuvend popullor, teatër popullor etj.
Keshtu ne menyre të përditshme, njerëzit, qysh femije mesoheshin të mos e nderonin shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, për të ruajtur gjithe devotshmerine, nderimin e friken e tyre për partine.
Ne subkoshiencen e tyre shqiptaret do të ishin me të kenaqur sikur policia shqiptare të ishte një polici e vërtetë, me të gjitha tiparet qe ka një polici, duke përfshire edhe ashpërsine, edhe goditjen, edhe shkopin prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme të zberthyera, qe nuk trembtë kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku të policeve dhe pas idilit të marredhenieve popull – polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve “Xhaxhi polici”, fshihej një realitet tjetër, i frikshem e sketërror: terrori i vërtetë komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj sigurimi kishte bere të njëjtën gje me policine. Dhe keshtu ndodhtë me të gjitha ngrehinat, pa të cilat një vend nuk mund të jetoje: financat, ligjet, ushtria. Gjysme milione bunkere qe nuk hynin ne pune për asgje, veç për demtim psikik të popullsise deshmojne mosseriozitetin e komunistëve edhe ndaj diçkaje qe duhej çmuar fort për ta: ushtrise shqiptare.
Përçmimi komunist ndaj shtetit klasik qe u shfaq haptaz ne Kine gjatë revolucionit kulturor dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqipëri gjelloi si një semundje e fshehtë sfilitëse. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit të shtetit lidhej ne fund të fundit me fillesen jokombetare të komunizmit shqiptar, me faktin qe për një kohe të gjatë ata nuk e fshehen qe atdheu i vërtetë i komunistëve ishte Bashkimi Sovjetik, me shpërfilljen e tyre ndaj dramave të kombit, sidomos ndaj asaj të Kosoves, me mungesen e plotë të një stratëgjie kombetare.
Ky rrenim i përditshem i autoritetit shtetëror shpjegon ne një fare mase rrenimin si një gardh i kalbur të ngrehines shtetërore, të ushtrise e të policise ne mars të 1997.
Shqipëria drejt ringritjes
Poetika shqiptare, qoftë ajo e lashta, popullorja, qoftë ajo e poetëve të mevonshem, ka krijuar dy klishe baze për cilesimin e Shqipërise. Ne poezine gojore Shqipëria quhet zakonisht “Nuse”. Për poetët shqiptare ajo është me tepër “zonjë”.
Është me interes të hetohet se ç’fshihet prapa ketij përfundimi të ndryshem. Me sa duket, për vizionin poetik popullor Shqipëria është ende e re, pra “nuse”, dhe si e tille ajo e ka jetën kryesisht përpara. Për poetët, duke qene “zonjë e rende”, ajo e ka jetuar shkelqimin e saj. Madje Fan Noli shkon edhe me larg kur e quan “vejushe” e “ve, e gjore mbretëreshe pa kurore”
Kemi të bejme me dy projektime, njëra drejt të ardhmes, tjetra drejt të shkuares. Naimi, ne vjershen “Shpreh” u përpoq t’i bashkoje të dyja ne vargjet: “Lum kush të rroje, ta shohe zonjë”.
Nderkaq duhet thene se të gjithe poetët qe e përfytyruan Shqipërine si zonjë, e bene ketë me qellim fare hapur: t’i nxitin shqiptaret t’i kthejne dinjitëtin e nderin e humbur, pra ta ribejne “zonjë”, siç ka qene dikur.
Po a ka qene ndonjëhere Shqipëria zonjë ? E bere ndryshe, pyetja do të tingellontë keshtu: Kush ka të drejtë, populli apo poetët ?
Me fjale të tjera ka qene nuse apo zonjë Shqipëria ? Apo, as nuse, as zonjë? Apo, edhe nuse, edhe zonjë ?
Me sa duket, është kjo e fundit qe do të mbetët. Edhe nese nuk ka qene zonjë ne realitet, ajo ka qene e tille ne trurin e poetëve të saj. Pra, ne një realitet po aq të fortë, sa edhe ai qe shpaloset turpërisht përpara nesh.
Poetët shqiptare, ne të vërtetë, duke e quajtur Shqipërinë zonjë, u nisen nga një shestim, nga një projekt i se ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, atë qe duhej të vinte dhe për ta bere sa me të besueshem atë imazh, për t’i dhene shprese bashkekombasve të vet, ngulnin kembe qe kjo nuk është një shajni, një fantazme, por përseritje e një të kaluare.
Me imazhin e “zonjës” ata luftuan një përfitim të tretë të Shqipërisë, një vizion të përbaltur, të pjelle nga vulgu shqiptar: atë të “Shqipërisë se mallkuar”, të “Shqipërisë kuçke”, të Shqipërise se semure. Ishte ky imazh qe u shfaq si një ethe e keqe vitet e fundit, sidomos ne marsin e zi të vitit 1997.
Poetët shqiptare, sidomos rilindasit, e njihnin mire ketë cen të njeriut shqiptar: kalimi nga përndezja e entuziazmi ne ligeshtim shpirtëror. Ndaj ata, me të gjitha kembanat donin të mbanin lart moralin shqiptar.
Thyerja e ketij morali ne vitet ’90 ishte kembana e zeze qe paralajmeroi rrezikun e thyerjes ne mes të kombit shqiptar.
Ringritja e Shqipërise nuk mund të filloje veçse nga ngritja e moralit, pra nga shendoshja shpirtërore e saj. Populli shqiptar duhet të beje qe të heshtin qyqet, qe tash ca kohe po i parandjellin veç fatkeqesi dhe vdekje. Ato qyqe duhet të heshtin, ne rradhe të pare, brenda tij e pastaj, natyrisht, rreth e rrotull. Shendoshja shpirtërore do ta qetësoje nervozizmin e tij të skajshem, qe nuk është veçse një shenjë lodhjeje. Kjo do të beje qe mendesia e tij të kthjellohet e të jetë e aftë të shestoje strategjinë e tij themelore: jetën e përbashket ne një atdhe.
Ky qellim madhor është aspirata me e ligjshme për një popull. Asnjë doktrine, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash nderkombetare nuk mund ta pengoje kombin shqiptar të kryeje atë qe të gjithë kombet e tjere të Europes, plotësisht apo gati plotësisht e kane kryer: bashkimin e tyre.
Me ketë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë e nuk kerkon asgjë të veçantë: ai kerkon veç normalitetin e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të qortohet.
Ne familjen europiane kombi shqiptar është i vetmi sot qe është shenjuar për të keq. Ndersa të gjithe ecin ne një menyre normale, ai, i prere mizorisht, është i detyruar të beje rrugen i gjymtuar. Një njëri i vetëm, po të leçitët (ndahet) keshtu nga të tjeret, egersohet, e jo, madje, një popull i tëre.
Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje për të lare përpara botës. Ndonese ka dy mije vjet qe ekziston ne ketë botë, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjelle doktrina për zhdukjen e të tjereve.
Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizem i pashembullt ne botën e sotme. Shqipëria e tkurrur ne 28.000 kilometrat e saj, është e kercenuar të fajesohet si e “madhe”, ne qoftë se do të arrije 45 ose 50 mije kilometra, e shtete të tjere, me shtrirje të përbindshme prej miliona kilometrash katrore, shtete qe kane bere krime të frikshme ndaj botës, qe kane pjelle teori me të zeza se murtajat, qe kercenojne njerëzimin me arme bërthamore, nuk quhen “të mëdha”.
Si organizmi qe kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma qe mund t ‘i jepet është e detyre humane dhe historike.
Kombi shqiptar, pavarësisht nga imazhi i shfytyruar, ka shume rezerva dashurie ne brendësinë e vet. Europa e sotme, sado e kompletuar të duket, ka gjithmone nevoje për dashurinë e popujve të vegjël, shpesh të harruar.
Mijevjeçari i dytë ka qene për shqiptaret tepër i rende. Ne ketë mijevjeçar dy shekuj kane qene vazhdimisht tronditës për të: i pesëmbedhjeti dhe i njëzeti. Ne të pesembedhjetin ata e humben lirine, e rifituan për ta humbur përseri. E megjithatë, ata dolen nga ky shekull me një ngarkese shpirtërore heroike qe do t’i ushqente gjatë pese shekujve pushtimi të perandorisë osmane. Ne shekullin e njëzetë historia e tyre ishte edhe me e trazuar e aspak fatlume. Janë të gjitha gjasat që mijëvjeçari i tretë, pavarësisht nga trandja e sotme e Shqipërise, të filloje i mbare. I mbare për ata qe, ndonëse e kane quajtur vetën “bij të shqipes”, gjer me sot nuk janë ngjitur dot kurrë ne lartësinë e dëshiruar, veç ne ëndrrat e tyre. E megjithatë, ndonese krahet disa here u janë thyer, ata ende vazhdojnë ta quajnë vetën njëlloj si me pare. Kjo këmbëngulje dëshmon, ne fund të fundit, besnikeri ndaj kodit të moçem dhe deshire për t’i bindur urdhrit të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.