BOTA

Ëndrra me Shqipërinë e Madhe/ Daçiç takon Kotzias: Shqetësuese influenca shqiptare në rajon

11:52 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka deklaruar midis të tjerash se është i shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  “Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Europë”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiç ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më i mirë se parardhësit përsa i përket interesave të serbëve që jetojnë atje.

Ai ka falenderuar gjithashtu Greqinë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për investimet ekonomike në Serbi që arrijnë shifrën prej 2 mld euro.

Daçiç ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO.

Dy homologët që përgatitën takimin e nivelit të lartë në Selanik, ditën e enjte midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Tsipras kanë premtuar një marrëdhënie edhe më të fortë midis dy vendeve që festojne sivjet 150-vjetorin e aleancës së tyre historike, siç ka theksuar edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Koztias, që ka ripërsëritur se Athina mbështet fuqishëm integrimin e Beogradit në BE.

Top Channel

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to fery Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kriminelin Dacic as s kemi nder mend ta pywsim se a do te jetesohet projekti i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit e 10 qershorit te 1878 .Ai dhe shteti i tije Serbia jane krejtesishte te parendesishem dhe kete here do te jene vetem ne rolin e spektatorit.Rezik per rajonin kure s kane qene shqiptaret e bashkuar por e kunderta, rezik jane dhe kane qene shqiptaret padrejtesishte te ndare ne 6 parcela te Ballkanit kurse Bashkimi do te sjelle vetem paqe dhe qetesi ne Rajon .
    Dačici nuk e kishte vendin ne Greqi dhe takimin me diplomatin grek Nikos Kotzias por , ai dhe kriminelet gjakeftofte do duhej te ishin ne shenimin e 22 vjetorit te gjenocidit ne Potoqare te Srebrenices ku kanibalet serb masakruan dhe vrane mbi 8.000 civil te pafajshem dhe te pambrojtur bishnjak nder cilet kishte gra , pleq dhe femij…aty do te duhej te ishte ky majmun i fliqur serb ,ky cigan karpatesh atje do te duhej te ishte , ne Pitoqare re Srebrenices , e jo ne Greqi . Atje do te duhej te shkonte dhe te ballafaqohej me te verteten dhe realitetin e jo te haje m” t nga Greqija se si shqiptaret na qenkan rezik per rajonin nese bashkohen sepse , bashkimi i shqiptareve aspak nuk do te varet nga Dacici dhe asnji čarapan tjeter te fliqur serb

    Përgjigju ↓