OPINION

Rritja e ekstremizmit dhe impakti për integrimin tonë

07:45 - 26.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Arben MALAJ

 

Zgjedhjet në Gjermani do të jenë në qendër të analizave jo vetëm për impaktin e tyre në Gjermani, konfigurimin politik në parlamentin gjerman, por sidomos impaktin   e tyre në Europë.

Pak kohë më parë Macron fitoi zgjedhjet në Francë, Merkel sapo fitoi mandat të katërt në Gjermani, por së bashku ata kanë “fituar” përgjegjësinë për projektin europian.

Qëndrimet për perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor do jenë gjeopolitike, në këtë rast partitë politike në institucionet europiane votojnë jo sipas interesave strikte kombëtare apo partiake.

E re nga këto zgjedhje është futja e AfD për herë të parë në parlamentin gjerman dhe me një përqindje pse jo befasuese.

Ata kanë qartësuar tri prioritetet e tyre:

Prioriteti i parë – qëndrimin kategorik ndaj emigrantëve, që është debati që iu ka dhënë mbështetjen më të madhe dhe që ndoshta është faktori kryesor për rënien me 9% të partisë së Kancelares Merkel.

Prioriteti i dytë është qëndrimi radikal ndaj Islamit.

Prioriteti i tretë është qëndrimi kundër ndaj thellimit dhe zgjerimit të BE-së.

Fatmirësisht, AfD akoma nuk janë një parti politike imponuese në zhvillimet politike në Gjermani dhe në strukturat vendimmarrëse të BE-së.

Por, kjo nuk duhet të zbehë aspak vigjilencën ndaj risqeve potenciale që vijnë nga rritja e pabarazisë, zbehja e kohezionit social dhe sidomos nga cenimi i lidershipit politik, i cili menaxhon më shumë fitoret e zgjedhjeve se sa sfidat sociale jo vetëm në nivel kombëtar. Sfidat europiane imponojnë bashkëpunim dhe zgjidhje europiane. Dështimet në ekonominë europiane prekin ekonomitë kombëtare gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.