Tech

FOTO-LAJM / Maratona e Tiranës, Veliaj lë pas me 2 minuta Lorik Canën: Unë e theva rekordin tim!

13:53 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, ka qenë sot mes vrapuesve në Maratonën e Tiranës. Cana garonte në të njëjtën kategori sikurse kryebashkiaku Erion Veliaj, atë të 10 kilometrave.

Mirëpo, ajo çka ra në sy në përfundim të garës ishte rezultati i Lorikut, i cili ndonëse ruan ende një formë të mirë sportive, ka mbetur pas Veliajt.

Lorik Cana e përfundoi garën e tij me kohën 1. 00.52.066, ndërsa kryebashkiaku Veliaj 1 minutë e 47 sekonda më shpejt, duke arritur kohën 0. 59.05.186.

Ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi Veliajt çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të kësaj maratone. “Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona”, – theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa mori çmimin.

Në Maratonën e Tiranës morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kështu, ambasadori japonez, Makoto Ito garoi në kategorinë e 10 kilometrave duke u renditur 164 me 54 minuta e 57 sekonda. Ndërsa ambasadori austriak Johan Sattler u tregua më i guximshëm pasi garoi në kategorinë profesioniste prej 21 km, ku u rendit i 150 me 1 orë e 56 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.