Tech

FOTO – VIDEO-LAJM / Sot në qytetin e Elbasanit dita e shkopit te bardhë

10:39 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Sot në Elbasan u zhvillua një manifestimi i Personave me Aftësi të Kufizuar në shikim me rastin e “Ditës së Shkopit të Bardhë”

Të verbërit e Elbasanit kërkojnë lehtësira në jetën e tyre. Qyteti duhet të përshtatet edhe për personat me aftësi të kufizuar lëvizjeje, sikurse janë edhe të verbërit. Në Ditën Botërore të Shkopit të Bardhë edhe Shoqata të Verbërve e degës se Elbasanit gjatë një parakalimi demostrativ që zhvilloi në sheshin “Gensher” kërkoi nga pushteti vendor të merren masa gjithjë e më efikase edhe për këtë target grup- Sipas përfaqësuesve të këtij grupimi njerëzish në nevojë dhe me aftësi të kufizuar është detyrim i pushtetit vendor krijimi i kushteve të përshtatshme për lëvizjen e pavarur e të sigurt të personave me aftësi të kufizuar në shikim në rrugë e kudo ndodhen. Pjesëmarrësit ne këtë aktivitet u drejtuan një thirrje publike te gjithë institucioneve shtetërore për marrjen e masave dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë, të sinjaleve dhe tabelave të posaçme, në mënyrë që të kuptojmë se ku jemi dhe se në ç’drejtim po shkojmë në rrugë”. Sipas tyre aktualisht asnjë nga këto masa nuk është marrë për të lehtësuar lëvizjen e personave të verbër në rrugë. Pavarësisht kësaj, Shoqata e të Verbërve Elbasan vlerëson se në këtë qytet ka një përmirësim të vëmendjes dhe respektit ndaj kategorisë së personave të verbër, por mbeten ende problematika të brishta aksesi në informim, arsimi i integruar, si dhe gjithpërfshirja në aktivitete kulturore e sportive. Ndërkohë, aktivitetet e kësaj fundjave kishin për qëllim sensibilizimim e shoqërisë në drejtim të njohjes dhe respektimit të shkopit të bardhë, objektit dhe fenomenit që ai përfaqëson. Përdorimi i Shkopit të Bardhë erdhi si domosdoshmëri për të shmangur aksidentet ndaj personave të verbër, por dhe identifikimin lehtësisht të tyre në ambientet ku lëvizin.

Gjatë aktivitetit të sotëm, personat e verbër demonstruan përdorimin e shkopit të bardhë, ndërsa u shpërndanë dhe materiale informuese dhe sensibizilizuese për të gjithë qytetarët. Dita Botërore e Shkopit të Bardhë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të tyre në vendet ku jetojnë. Kjo ditë daton që në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Johnson nënshkroi një deklaratë, e cila konsideron personat me shikim të kufizuar të denjë për të gëzuar të drejta të barabarta dhe gjithpërfshirëse. Kjo deklaratë u bë nxitëse për të gjithë institucionet përgjegjëse dhe aktorëve të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë për të lehtësuar dhe respektuar të drejtat dhe nevojat e komunitetit të të verbërve. Në vendin tonë ka më tepër se 10 mijë persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm. Në vitin1991, personat e verbër dhe me shikim të pjesshëm themeluan Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë dhe të gjithë së bashku kanë mundur të sensibilizojë dhe përfitojnë vëmendjen e institucioneve vendimmarrëse e mbarë opinionit publik shqiptar për përmirësimin e kushteve të jetesës në përputhje me standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare. Shoqata e të Verbërve është një nga shoqatat më të mëdha në vend, e cila operon me 36 degë lokale në rrethe të ndryshme të vendit.

 

FOTO – VIDEO-LAJM

Pamjet janë mundësuar për GSH.al nga korrespondenti ynë në Elbasan, Fatmir Popja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.