POLITIKË

“Nipat e Ndokës plagosën në Shëngjin”/ Ndoka: Ty të shfaqen fantazmat e së kaluarës dhe vrasjet …

09:25 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Arben Ndoka, ish deputeti socialist, përballe akuzave të ish-kryeministrit Berisha për përfshirjen e nipave të tij në plagosjen e Shëngjinit, ka reaguar ashpër duke akuzuar ish kreu e qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin e social të “Facebook”, Ndoka shkruan se Berishës tani i shfaqen fantazmat e së kaluarës dhe vrasjet e bashkëpunëtoreve të tij.

Sipas tij, Berisha nuk duhet të merret me pjesëtarët e familjes së tij, por të merret me djalit e tij, i cili reklamon luksin nga paratë që i vodhën shqiptarëve, të merret me vajzën dhe përqindjet që ka marrë në çdo përqindje biznesi që nuk la gjë pa vjedhur.

Statusi i Ndokes

“Qytetari Dixhital “ nje shpikje e Berishes qe jo rrallehere e ka nxjerre qesharak ne Parlament dhe perballe te gjithe shqiptareve. Te ngresh akuza per krime pa piken e logjikes e proves materiale, eshte propagande tipike e deliranteve ekstremiste.

Kjo ndodh me siguri pasi injorantit Berisha i shfaqen fantazmat e se kaluares, vrasjet e bashkepunetoreve dhe biznesmeneve e politikaneve qe te dolen kundra.

Nder ta, Olldashi, Trebicka, e shume te tjere. Mos u merr me familjen time as me nipat e mi, e te hedhesh balte mbi to. Intrigat e shpifjet e tua jane te flliqura si ti dhe te liga njekohesisht.

Merru me djalin tend I cili me njeren nga grate e tij reklamon luksin e shfrenuar, luksin e siguruar nga párate qe i vodhet shqiptareve, merru me vajzen tende dhe perqindjet e medha qe merrte nga cdolloj biznesi e koncesioni, ishte ortake kudo dhe nuk la gje pa vjedhur bashke me ty ne kete vend.

Merru me bemat e tua o plak injorant qe i ule dinjitetin te qenit shqiptar. Shpjego vjedhjen e qindra miliona Eurove qe vodhi Basha rruges se Kombit ne bashkepunim me femijet e tu. Ke vrare, ke vjedhur, ke vrar te ardhmen e cdokujt ne kete vend.

Ke mohuar baxhanakun, ke vrar 26 veta ne Gerdec, mijera shqipetar ne vitin 1997, Ke futur ne burg njerez te cilet i ke planefikuar para se te ndertoje kurthim me njerezit e tu ndaj tyre,ke maskruar vendin ne cdo aspekt dhe prak ke fytyre te flasesh e te besh lloqe si ato plakat qe shohin filxhan gjith diten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.