POLITIKË

Pyetja që Ramës i mbetet gozhdë në mendje: Uroj të mos e kem pishman gjithçka i kam dhënë dhe…

09:35 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se pyetjes nëse është i pafajshëm Saimir Tahiri mund t’i përgjigjet vetëm drejtësia, edhe pse ai personalisht me besim të brendshëm nga ajo se çfarë i ka rrëfyer vetë ish-ministri i Brendshëm, beson në pafajësinë e tij, përballë akuzave nga Prokuroria për trafik droge.

Numri një i Qeverisë u shpreh se e gjitha është një “farsë e skenuar nga amatorë inatçi”, siç ai e quajti, në mungesë ekstreme provash.

Duke thënë se prokuroria nxitoi të kërkojë arrestimin e Tahirit, “me vrap” dhe duke e quajtur komike paraqitjen e tre prokurorëve në Këshillin e Mandateve, Rama tha se pyetja “a është i pafajshëm Saimir Tahiri” do të ishte e tepërt. Por sërish ai kërkoi që përgjigjja të jepet me ‘vulën’ e drejtësisë.

“Vetëm në një proces nga gjykata”, tha Rama.

A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Përgjigjja nuk mund të kërkohet prej meje – tha Rama.” Por mund të them se çfarë mendoj dhe cili është mendimi im i sinqertë përballë kësaj çështje”, shtoi ai. Duke theksuar se ndihet në pozitë, Rama tha se Tahiri ishte ministri më i ekspozuar, më popullor dhe më i pëlqyer në sy të shumicës, dhe më i urryeri në sy të pakicë.

Rama tha se Tahiri është konsideruar si i “preferuari i tij”, por tha se në të vërtetë ish-ministri ka gëzuar mbështetjen e tij në situata të vështirë, dhe kjo si shpërblim për punën vlerësuese që Tahiri ka bërë.

“Në fakt isha unë që për arsyen se ministri i brendshëm ishte në frontin më të vështirë dhe në baltën e opozitës, ju gjenda shumë pranë për të mbrojtur punën e tij të palodhur. Pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri do mbetet gozhdë në mendjen time vetëm kur të marrë përgjigje Përgjigjen e Tahirit e kam dëgjuar edhe sy më sy nga vetë ai, edhe nga ato që ka shprehur në publik.

“Me makinën kam gabuar duke mos më shkuar mendja gjëkundi për pasojat që erdhën më pas nga mënyra si u trodh kjo histori”, citoi Rama atë se çfarë kishte dëgjuar nga Tahiri.

“Boll e kam bërë avokatin për të, më vjen shumë mirë që ai e ka thënë që nuk ka nevojë të bëjë askush avokatin e tij. Puna jonë dhe e deputetëve mbaroi që në kohën që deputeti Saimit Tahiri pajtoi një avokat”, – tha kryeministri.

Ama njëjtë siç tha se do t’i mbetet gozhdë në mendje kjo pyetje derisa të vërtetohet pafajësia, njëjtë tha se do ta ketë pishman përjetë, nëse rezulton e kundërta, pra nëse Tahiri është me faj për akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim me kushërinjtë e tij të largët të konsideruar organizatë kriminale, bandën “Habilaj”. Kjo është edhe akuza që Prokuroria kërkon ta vë në pranga.

“Uroj të mos e kem pishman gjithçka i kam dhënë dhe gjithçka që kam marrë që prej kohës që ai hyri pas meje në PS”, – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.