OPINION

“Ka komplot kundër Reformës në Drejtësi”

07:47 - 24.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Erion BRAÇE

KA KOMPLOT KUNDER REFORMES NE DREJTESI!

Prej tre ditesh, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeu, Eduard Halimi por edhe, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama,
kane deklarata “funerali” per “Reformen ne Drejtesi”,
“Vetting-un” si procesin kyc te saj.

Te gjithe bashke,
kane qene kundershtaret me te eger te kesaj reforme,
ja dolen ta tjetersojne por edhe ta zvarrisin pa fund-nese Vetting-u nuk nis edhe kete jave sic ishte paralajmeruar,
sic shume jave ne fakt.

TANI,
SHPALLIN “FUNDIN E REFORMES NE DREJTESI”,
“FUNDIN E VETTING-UT”!

Por jo vetem ata.
Fjalimet e tyre politike i kishte huazuar dje Prokuroria e Krimeve te Renda ne nje deklarate publike.
E pazakonte, e papranueshme!

Sipas asaj Reforme,
kjo prokurori nuk duhet te egzistonte prej 5 gushtit te shkuar, per ti lene vendin SPAK-krijuar me prokurore qe duhet te kishin kaluar me pare Vetting-un.

Te gjithe bashke,
prokurore e politikane, nuk kane hequr kurre dore nga lufta e tyre kunder reformes ne Drejtesi.

Kurthe pas kurthesh, bllokime pas bllokimesh, kundershtime pas kundershtimesh, padi pas padie ne Gjykaten Kushtetuese,
tani, shpiken-jo nga hici, arsyen e fundit per te shpallur te vdekur Reformen ne Drejtesi;
QENRIMIN E MAXHORANCES POLITIKE,
NDAJ KERKESES SE PROKURORISE PER ARRESTIMIN E DEPUTETIT SAIMIR TAHIRI.

Qendrimi ka qene i kerkuar, i pritur teresisht,
pjese e “komplotit” qe nuk ka fund kunder
Reformermes ne Drejtesi.

Prokuroria eshte e bindur se me “provat” qe ka,
deputeti duhet arrestuar.

Prokuroria thote se keto prova jane bindese dhe te mjaftueshme!

Shume mire!

Po perse prokuroria nuk shkoi para gjykates se Krimeve te Renda per te arrestuar deputetin,
qysh ne daten 18 tetor, ne kushtet e flagrances-zhvillohej nje operacion per arrestimin e anetareve te klanit Habilaj dhe u kap ne cilesine e proves 4 ton droge e magazinuar.

Dy arsye ka.

E para,
politikanet dhe prokuroret e perfshire ne nje beteje te gjere kunder Reformes ne Drejtesi, kerkonin perplasje jashte Sistemit te tyre, me maxhorancen qe mbeshtet Reformen ne Drejtesi por qe e ka anetar deputetin nen hetim.

Pa prova- ne fakt pa hetime serioze te meparshme prej tyre,
para gjykates se Krimeve te Renda,
me nje vendim te mundshem refuzues,
konflikti do te ishte prokurori-gjykate dhe do te mbetej brenda Sistemit te tyre.

Pa perfshire Politiken-maxhorancen me se shumti,
madje duke shtuar fuqine e nevojes per Reformen ne Drejtesi sa me pare, duke perfshire te dyja institucionet.

E vertete eshte,
provat i vlereson gjykata dhe gjykata u shmang pikerisht se,
prokuroria nuk ishte ne gjendje te tregonte prova dhe,
per shkak te nevojes per te vrare Reformen ne Drejtesi,
aty, ne origjine, ne Kuvend, tek maxhoranca.

Dhe kete po bejne.
Ne fakt duhet te jete krejt ndryshe.
Deputeti hetohet pa leje te Kuvendit.
Tani me shume se kurre duhet te hetohet plotesisht.

Madje hetimi i tij,
deshmon se sa jetike eshte Reforma ne Drejtesi, ne Sistem,
ne institucione qe nuk i duhen dhene me kurre politikes,
krahines, fisit, tribuse, besnikerise ndaj sherbimit politik,
pandershmerise e korrupsionit,
por qe duhet ti jepen njehere e pergjithmone profesionalizmit, ligjshmerise e nderit qe buron prej tyre.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.