BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zajmina: Mezi pres të bëhem nuse

16:00 - 03.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zajmina: Mezi pres të bëhem nuse





Kishte vendosur prej kohësh të mos jepte asnjë prononcim për mediat, por kënga e saj e fundit e bëri të kthehet sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë ashtu siç nuk e kemi parë kurrë. Me një baladë serioze, të këndshme, me një klip të mrekullueshëm dhe me një bashkëpunim me një prej këngëtarëve më të mirë të muzikës popullore, Ratin. Zajmina në këtë intervistë flet për gjithë prapaskenat e xhirimeve të këngës në Maqedoni, si i lindi idea për të realizuar një baladë dhe si mendoi të zgjidhte si bashkëpunëtor të këngës, Ratin. Po kështu ajo flet edhe për aktivitetet më të fundit të saj, ndjekjen e shkollës dhe pjesëmarrjen në leksione e seminare pa lënë pa prekur gjithashtu edhe jetën private.
Zajmina me ‘Zarfe trëndafilash’, një baladë dashurie. Si të lindi idea për ta realizuar?
Ishte kompozitori Gramoz Kozeli ai që më ofroi materialin. Sapo u prezantova me materialin, më tërhoqi mjaft dhe menjëherë i bëra një telefonatë mikeshës time Rozana Radi dhe ia besova asaj tekstin e këngës që do të realizoja. E pranoi menjëherë kërkesën time dhe duke marrë në cd bazën muzikore Rozana nisi punën menjëherë dhe e mbaroi në një kohë rekord, brenda ditës që i telefonova.
Në këtë këngë shfaqesh në bashkëpunim me Ratin. Si e gjetët njëri-tjetrin?
Nga gjithë ajo që kishim parashikuar dhe projekti për këtë baladë tashmë ishte në realizim e sipër, ngelej për t’u gjetur mashkulli. Dhe Rati është një nga këngëtarët e mi të preferuar të muzikës popullore. Zëri i tij ishte shumë i përshtatshëm për këngën time. Sapo i telefonova, Rati pranoi menjëherë ofertën time dhe pas një jave pune intensive, kënga ishte gati, e përfunduar dhe e përgatitur për t’u nxjerrë në transmetim në televizionin muzikor Supersonic.
Njiheshit më parë me Ratin? Ishit miq?
Ratin e kam njohur si koleg por nuk kasha miqësi me të. Isha unë ajo që e zgjodha për baladën time dhe i bëra një telefonatë. Pra e theksoj edhe njëherë, më pëlqen mjaft Rati si këngëtar dhe doja më të mirën për këngën time, një zë që do të ishte i përshtatshëm për të, dhe Rati ishte shëmbulli më i mirë, falë të cilit balada u realizua në mënyrën që ishte menduar që më parë, madje edhe më mirë.
Si do ta rrëfenit fabulën e kësaj kënge, atë ç’ka ke dashur të shfaqësh me anë të klipit?
Idea është një në klip e në këngë unë dhe Rati kemi qenë të dashur por lidhja jonë përfundoi pas një tradhëtie nga ana ime për të cilën unë jam penduar por  kam frikë njëkohësisht të kërkoj falje. Ndërkohë që ai vetë më ka falur dhe pranon që më do akoma por edhe ai këtë gjë nuk arrin të ma thotë dhe druhet. Thjesht këtë e bën nëpërmjet dërgimit të trëndafilave pa adresë edhe pse unë në fakt e kuptoj se nga më vijnë këto trëndafile, siguriosht prej tij. Kjo është pak a shumë fibula e këngës, atë ç’ka kemi dashur dhe menduar të realizojmë dhe të përcjellim tek publiku përmes notave muzikore dhe klipit.
Pra mesazhi që ke dashur të përcjellësh?
Dashuria është një ndjenjë shumë e bukur dhe duhet ruajtur. Nëse gabon, nuk ka më kthim mbrapa.
Në klip shfaqeni e veshur nuse. Cfarë ke menduar kur e shihje veten nën petkun e bardhë apo herën e parë që e pe klipin në ekran të përfunduar?
Mezi po pres të bëhem nuse. Ndoshta kjo ishte ndjenja që më jepte tek e shihja veten të veshur me fustanin e bardhë.
Ku është xhiruar klipi dhe disa nga prapaskenat e tij?
Klipi është xhiruar në Maqedoni dhe për hir të së vërtetës temperatura ka qenë -8 gradë celcius. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke ngrirë së ftohti sepse skenat xhiroheshin në ambjente të jashtme dhe të them të drejtën unë isha me fustabe që nuk më ngrohnin aspak. Ka qenë një moment kur fillova që qaja dhe dridhesha. Menjëherë më morën dhe më futën në makinë pasi i ftohti ishte shumë I madh dhe nuk po duroja dot më asnjë minutë më shumë me fustanet aq të hollë. Do doja të falenderoja parukierin dhe mikun tim Olti Shulla I cili është kujdesur për look-un tim dhe më ka qendruar praën përgjatë gjithë xhirimeve.
Komentet që keni patur me të nxjerrë këngën?
Të gjithëve u ka pëlqyer dhe kjo më bën vërtet të lumtur sepse u realizua puna ime.
Do të veçonit këtu ndonjë urim?
Urimet kanë qenë të shumta dhe unë nuk do të veçoja dot asnjë.
Ndonjë tjetër project i Zajminës këto kohë?
Po përpiqem për të realizuar një këngë i cili do të shoqërohet me një klip por kjo do të jetë për në sezonin e verës.
Po në lidhje me aktivitetet e tjera të tua?
Planet janë të shumta por po ju tregoj vetëm për muzikën tani.
Je ende në shkollë. Si po shkon ajo? Sa e përkushtuar je ndaj studimeve?
Shkolla po shkon shumë mirë. Unë të paktën jam mjaft e kënaqur dhe falenderoj shumë dhe profesoreshat e mia Mirelën dhe Silvën të cilat u kujdesën edhe për veshjet e klipit tim.
Bën shumë mungesa?
Në përgjithësi i ndjek leksionet dhe seminaret. Nuk mundem në rastet kur jam e angazhuar me aktivitete por edhe në këto raste mungesat me justifikohen.
Cfarë studenteje do ta konsideronit veten?
(Qesh). Studente shembullore.
Ke menduar të bësh një ndryshim të look-ut tënd i cili kohët e fundit ka qenë konstant?
Në fakt unë kam bërë shumë ndryshime në look-un tim por sidoqofte biondja mbetet dobësia ime. Kjo është edhe arsyeja që flokët i mbaj të gjatë dhe biondë.
Ke menduar ndonjëherë të kthehesh në brune?
I kam patur flokët edhe brune. Kam arritur deri tek ngjyra e cokollatës dhe dukesha mjaft mirë. Por u ktheva prapë bjonde kur realizova klipin e ’CHUPA-CHUPA’ në bashkëpunim me Kastro Zizon.
Është folur shumë në media këto kohë për dhënien fund të lidhjes tënde me të dashurin ndërkohë që keni nisur një tjetër histori dashurie. Sa e vërtetë është kjo?
Do të doja shumë që gazetarët të mos merreshin më me jetën time private.
Është dikush në jetën e Zajminës për momentin?
No coment.
Ky shkrim u botua më 22 mars 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.