KULTURË

Dy filma, dy festivale, dy territore, dy projeksione dhe një platformë VOD

12:20 - 09.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Projeksion simultan i filmit për fëmijë “Raffi” dhe filmit “Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Festivalit Europian të Filmit ‘Cinedays’ dhe në platformën ‘VOD Cinesquare.net’: “Fado” – 10 nëntor, 2017, në orën 17:00 dhe “Raffi” – 11 nëntor, 2017, në orën 11:00. “Cutaway Films Distribution” ka lançuar që prej vitit 2016 “Festivalin Simultan”, një nismë risi e shpërndarjes, e cila i bën filmat njëkohësisht të vlefshëm në festival dhe në internet në rajonin e Ballkanit. Edicioni i fundit përfshiu shfaqjen e filmit holandez “Clean Hands” më 11 nëntor, 2016, në orën 17:00, në Festivalin Europian të Filmit Cinedays dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Ky edicion përfshin shfaqjen simultane në festival të dy filmave, më datë 10 dhe 11 nëntor 2017, respektivisht në orën 17:00 dhe 11:00, në Festivalin Europian të Filmit Cinedays dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, si dhe në platformën ‘VOD Cinesquare.net’ në të dyja vendet. Kjo nismë mbështetet nga programi MEDIA i ‘Creative Europe’ për të testuar terrenin e shpërndarjes inovativ që i ofron publikut zgjedhje në shikimin e prodhimeve cilësore europiane dhe fuqizon disa filma, që përndryshe do të preknin vetëm disa shikues me fat të pranishëm në festivale. Gjithashtu, përmirëson marrëdhëniet mes festivaleve, shpërndarësve, agjentëve të shitjes dhe platformave VOD, për t’i sjellë publikut filma cilësorë europianë. Festivali simultan e vendos Tiranën në hartën e filmit dhe distribucionit të filmit europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.