BLUETOOTH

FOTOT/ Aldon Lipe bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Charlot. Pas djalit 13-vjeçar, moderatori babai i një vajze

09:00 - 11.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të gjithë e njohin si zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”. Ndërkohë që shumë pak mund të dihet për jetën e tij private, nga personazhi që fshihet misteriozisht pas mikrofonit të mëngjesit e që arrin të nxjerrë sekretet e shqiptarëve që telefonojnë. Aldon Lipe fshihet ngado për të mos e zbuluar fytyrën, por me zhvillimin e teknologjisë e aksesit të lehtë në internet, po e gjen të pamundur. Gati në çdo dalje njerëzit janë bërë të varur nga rrjetet sociale. Por “Bluetooth” i “Gazetës Shqiptare” ka arritur të zbulojë një lajm shumë të gëzueshëm për të. Pas 13 vitesh, ai është bërë baba për herë të dytë. Kësaj radhe i një vogëlusheje. Aldo prej vitesh është martuar me Ketiona Jubanin dhe janë prindër edhe të një tjetër fëmije, tashmë 13 vjeç, Marti. Tanimë, Marti do të ketë edhe një motër të vogël të quajtur Charlot. Fryti i dashurisë me Ketionën, i nisur që në televizionin shqiptar, ka sjellë edhe një tjetër gëzim pas kaq shumë kohësh në familjen Lipe.

Por përveçse të qenit personazh tepër i rezervuar në jetën e tij private, Aldo nuk kursehet të jetë vetvetja në emisionin e tij të mëngjesit (edhe pse i fshehur pas mikrofonit).

E veçanta e tij si personazh mëngjesi është se arrin të sjellë sadopak humor edhe mundësi për njohje të reja nëpërmjet telefonatave që bëjnë. Në programin e tij në TvKlan që nis çdo ditë në 6:55, mëngjeset e shqiptarëve janë bërë më argëtuese, pasi të gjithë po dëgjojnë nga radioja e makinës apo e autobusit se si dy njerëz të panjohur flasin për herë të parë tek Aldo Morning Show. Prezantuesi i njohur, që na zgjon prej disa viteve tashmë, është pas mikrofonit për të pritur gra e burra që për një arsye ose një tjetër, janë vetëm! Ajo që emisioni i tij arrin të bëjë s´është një mblesëri nga ato që jemi mësuar të shohim, ato të rrënjosurat thellë në traditat tona. Përkundrazi. Aldo po thyen tabutë dhe frikën që vjen së bashku me divorcin në moshë të madhe, frikën se pas të 40-ave nuk ka më shpresë për të gjetur një partner me të cilin të kalosh jetën.

Aldo ka treguar në një intervistë pak kohë më parë se kjo ide ishte përpunuar më parë por kërkesat ishin shtuar: “Ideja e kësaj rubrike ka lindur më parë, por së fundmi rastet e telefonatave të tilla ishin shtuar”. Ndoshta rrjetet sociale kanë bërë që një pjesë e komplekseve të zhduken dhe për ta të mos jetë problem kërkimi i një partneri…edhe live në televizion, pse jo?

Telefonatat vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, pjesa dërrmuese nga Tirana dhe Durrësi, por jo domosdoshmërisht tiranas apo durrsakë. Kërkesat janë pothuajse të njëjta: ‘sinqeritet, besnikëri dhe të mos ketë vese’. Por, ka dhe pretendime të tipit që shkojnë deri në racizëm, sikur të mos jemi të gjithë shqiptarë.

Kjo është risia dhe e veçanta e programit të tij që e veçon nga të tjerët. Gjithsesi, edhe pse me pak “humor të zi” duke sjellë para dëgjuesve realitetin e hidhur shqiptar, ky program, sjell sadopak shpresë për njerëzit e vetmuar, sidomos të moshës së madhe të cilët edhe nuk kanë si ta shtyjnë kohën, dhe ku më mirë se sa të shprehësh hallet apo të gjesh “shpirtin binjak” në Aldo Morning Show.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.