DOSSIER

‘Shqiptaret e bukura zbuluan fytyrën’, vendimi i Zogut për heqjen e ferexheve

12:13 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Aurenc BEBJA

 

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937,  një shkrim në lidhje me vendimin historik të Mbretit Zog për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare.

Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë ?

Tirana, qytet i lumtur

Një vendim i Mbretit Zog i cili është mirëpritur

(Nga i dërguari ynë special)

Tiranë, 30 mars.

Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre. Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.

Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri.

Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura.”R.Singer

Burimi:  https://www.darsiani.com/la-gazette/l-intransigeant-1937-vendimi-i-mbretit-zog-qe-grate-shqiptare-te-heqin-carcafin-ferexhen-e-beri-tiranen-te-lumtur/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.