POLITIKË

MESAZHI/ Presidenti Meta në Shkup, takim me Talat Xhaferin: I domosdoshëm respekti ndaj opozitës

14:28 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare në Maqedoni ku vijon takimet me krerët e vendit fqinj.




Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni është takuar me presidentin maqedon, Gjorge Ivanov dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Gjatë takimit me presidentin Ivanov, Meta ka kërkuar që të ketë gjykim transparent dhe sipas standardeve ndërkombëtare për rastin “Kumanova”. Gjykata Themelore e Shkupit, javë më parë ka dënuar me 746 vite burgim të akuzuarit në rastin “Kumanova”.

Ndërkohë, në takim me kryeparlamentarin Xhaferi, presidenti Meta vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit me opozitën.

“Duke e respektuar opozitën si kryetar i Kuvendit jam bërë president i Shqipërisë, prandaj kërkoj të njëjtën gjë edhe nga ju kryetar Xhaferi”, i tha Meta kreut të parlamentit të Maqedonisë. Për herë të parë në historinë e këtij shteti, është një shqiptar në postin më të lartë të legjislativit.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.