Një shqiptar është vënë nën akuzë, pasi ka tentuar të vrasë një vajze në Angli.
Bëhet fjalë për Fatmir Stafasanin, i cili ka goditur Blerta Sulajn me hekur në kokë disa herë, pikërisht më 20 mars 2017 në Fulham. Kjo pasi vajza nuk kishte pranuar që të martohej me të.
Policia e ka arrestuar menjëherë shqiptarin, ndërsa në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Stafasanit.
Vajza u dërgua në spital, ku mësohet se ka qëndruar për më shumë se 4 javë, nga goditjet e forta që kishte marrë nga ai.
“Ai e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”, tha prokurorja.
Edhe pse Stafasani e ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje, prokuroria duket se është e bindur se autori i kësaj ngjarjeje të shëmtuar është shqiptari.
Shfaq Komentet (0)