EKONOMI

ILO: Alarmi për Shqipërinë, hapa mbrapa nga 2010-ta Vetëm 6.9% e të papunëve marrin asistencë

09:43 - 30.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në vendin tonë vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare, çka e rendit Shqipërinë shumë larg shteteve të mirëqenies sociale. Këto të dhëna vijnë nga studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, e cila flet për një situatë alarmante në krahasim me vendet e tjera të botës. Shifrat tregojnë se në Shqipëri vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë duke u renditur kështu e 12-ta nga fundi në listën botërore. Ndërsa në Europë, më keq se vendi jonë, paraqitet Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia.

Brenda 7 vitesh, situata në lidhje me asistencën për të papunët në Shqipëri, paraqitet më keq, kjo pasi ka një ulje të ndjeshme të normës me mbi 3%. Në vitin 2010, norma ishte 10.2% çka tregon se vendi ynë jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t`iu afruar standiardeve europiane, por është larguar edhe më tej nga këto standarde. Pra, Shqipëria vazhdon të mbetet larg shteteve të mirëqenies sociale pasi shifra 6.9% e të papunëve që përfitojnë asistencë, jo vetëm që është larg 100%, që në vendet më të zhvilluara të botës, dhe kryesisht në Europën veriore janë një standard më se normal, por e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë në Europë dhe Azinë Qendrore. vo.du


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.