Kronikë

Vetëplagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës

18:55 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vetëplagosur me armën e Shërbimit.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në kryeqytet, kur punonjësi,28 vjeç, është paraqitur në Spitalin Ushtarak të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në lidhje me rastin, policia bën me dije se është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, një 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.