EKONOMI

INSTAT publikon realitetin e hidhur në të cilin jetojnë 93% e shiptarëve

10:27 - 30.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vit për vit Shqipëria po bën hapa të shpejtë në hendekun e pabarazisë, ku të pasurit bëhen më të pasur të varfrit më të varfër.




Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikës (INSTAT) referoi se 90 për qind e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje sipas INSTAT kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Sipas përllogaritjeve të Monitor 90 për qind e familjeve në fashën e poshtme të konsumit përbëhen nga 2,696,772 persona, të cilët përbëjnë 93 për qind të totalit të popullsisë (2,896,532 banorë). Kuota e shpenzimeve ditore për kokë banori në këtë kategori ishte 544 lekë në ditë ose 4 euro në ditë për frymë.
Llogaritë tregojnë se, 10 për qind e familjeve që përbëjnë 7 për qind të popullsisë së vendit  me 199,761 persona konsumojnë 15 euro në ditë për frymë ose tre herë më shumë se, 93 përqindëshi.

Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6 %) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90 përqindëshit tjetër (0,6 %) në krahasim me 2015.

Shpërndarja e nivelit të shpenzimeve për konsum tregon se 90 % e NjEF shpenzon 78,3 % të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj.

Nga ana tjetër 10 % e NjEF shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër të NjEF.
Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Jetesa më katër euro në ditë konsiderohet si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsiderohen më shumë në varfëri se sa në jetesë normale./Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.