EKONOMI

Si të aplikoni për vizë pune në Gjermani. Ja cili është kushti i vetëm që ju shpall juve fitues

09:15 - 05.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza DURO




 

Punësimi në Gjermani po shihet si një mundësi tejet e mirë, veçanërisht për ata që nuk arrijnë të gjejnë një punë në vendet e tyre të origjinës. Nëse përmbushin ashtu si duhet kriteret e përcaktuara të përshtatshmërisë, shtetasit jo gjermanë dhe ata që nuk janë anëtarë të BE-së, mirëpriten si fuqi punëtore e si një vlerë shtesë në ekonominë e demografinë gjermane. Në 8 muajt e parë të vitit 2017, Agjencia Federale e Punësimit në këtë shtet, ka lëshuar plot 63 mijë viza punësimi, pra shifrat janë rritur me 70%. Sipas statistikave, një në tre viza pune për vendet e treta, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Që prej fillimit të 2016-ës, për aplikantët nga Shqipëria, Kosova apo Bosnjë- Hercegovina, procedurat janë lehtësuar e tashmë të interesuarit mund të kërkojnë një vend pune, por duke plotësuar kushtet përkatëse. Kushti i vetëm që iu jep të drejtën e përfitimit të një vize pune në Gjermani është sigurimi i një oferte konkrete pune në këtë shtet. Kandidatëve nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajturës Blue Card, që është e parashikuar për specialist.
Profesionet e kërkuara
Shumicën e rasteve, vizat e punës janë dhënë për punëtorë në fushën e ndërtimit, por Gjermania thekson se ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit. Për të siguruar një kontratë pune në këtë shtet, aplikanti ka mundësi të mëdha në internet pasi operojnë kanale të ndryshme online me informacion të zgjeruar mbi vendet e hapura të punës në Gjermani. Të interesuarit mund të kontrollojnë vazhdimisht në faqen zyrtare të Agjencisë Federale të Punësimit, por edhe në portalet vendore të punës. Këto të fundit ofrojnë ka sesione informacioni ose panaire për vendet e lira të hapura për punësim. Pasi kandidati të ketë zgjedhur punën e preferuar në Gjermani, më pas duhet të përgatitet për të aplikuar. Kompanitë gjermane mund të kërkojnë prej aplikantëve aplikimin për punë në një formë kopje të shtypur me postë. Megjithatë, shumë aplikime për punë në Gjermani bëhen edhe online. Një punësim fitimprurës në Gjermani përfshin mbajtjen e një leje pune, si një dokument autorizues që i jep leje për t’u bërë pjesë e tregut gjerman të punës. Në mënyrën e marrjes së lejes së punës, mbajtja e një leje qëndrimi është një detyrim, si një dokument autorizues që lejon individin të banojë në Gjermani. Para disa kohësh, emigrantët ishin të detyruar të aplikonin për punë dhe leje qëndrimi në dy autoritete të ndryshme, por së fundmi procedura është thjeshtuar dhe harmonizuar përmes miratimit të një direktive të vetme: lejes së Bashkimit Evropian. Mbajtja e një leje të vetme autorizon ligjërisht shtetasit e jashtëm të punojnë dhe banojnë në vendet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, përmes një procedure të vetme aplikimi për një autoritet të vetëm.

Statistikat nga Agjencia Federale e Punësimit

Në 8 muajt e parë të vitit 2017, Agjencia Federale e Punësimit në këtë shtet, ka lëshuar plot 63 mijë viza punësimi, pra shifrat janë rritur me 70%.
Një në tre viza pune për vendet e treta, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për aplikantët nga Shqipëria, Kosova apo Bosnjë- Hercegovina, procedurat janë lehtësuar.
Dokumentacioni
Një letër motivimi, pra një letër drejtuar kompanisë ku do të punojë
Një foto aplikimi,
Kurrikulumi CV (të përkthyera në gjermanisht).
Leja e vetme aplikohet për dy kategori të shtetasve të huaj:
Shtetasit jo të BE që synojnë të hyjnë në Gjermani për punë dhe vendbanim,
Shtetasit jo të BE-së, që tashmë banojnë në Gjermani me qasje në punë në Gjermani

 

Konsultime për personat nën 27 vjeç

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët
Aplikimi është hapi i parë në tregun e punës. Një rëndësi të veçantë ka edhe dokumentacioni që kandidati paraqet për të aplikuar për një kontratë pune në shtetin gjerman. Të gjithë të interesuarve iu nevojitet një letër motivimi, pra një letër drejtuar kompanisë ku do të punojë, një foto aplikimi, kurrikulum CV (të përkthyera në gjermanisht). Madje ofrohen edhe workshops mbi aplikimet për punë në Gjermani ku kandidati mund të informohet në mënyrë të detajuar si të bëni një aplikim të suksesshëm dhe si të përgatiteni për intervistën e punës. Në momentin që ju e fitoni vizën e punës, do të informoheni edhe mbi kohëzgjatjen e punës që do të kryeni në Gjermani. Në shërbimin për migracionin e të rinjve, ofrohen konsulta të posaçme për të gjithë personat nën 27 vjeç. Ajo çka mund të jetë e dobishme për të interesuarit që duhet të sigurojnë një kontratë pune në shtetin gjerman, është edhe praktika në një firmë apo kompani ku individi njihet me punën, por njëkohësisht krijon edhe kontakte.


Shfaq Komentet (11)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.