POLITIKË

“Mos shkoni më shpejt se muzika”, ja mesazhi i fortë i ambasadores franceze për Shqipërinë

15:09 - 10.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak, nga qyteti i Korçës ka dhënë një mesazh të fortë, duke i sugjeruar qeverisë shqiptare që të mos nxitohet në lidhje me integrimin e vendit në BE.




“Mos shkoni më shpejt se muzika”, -ka thënë ambasadorja, teksa ka nënkuptuar se tashmë ka ardhur momenti që Shqipëria të presë vlerësimin e shteteve të BE-së, dhe analizat që këto vende kanë në lidhje me integrimin e vendit tonë.

Por edhe pse ka folur me terma të tjerë, ambasadorja franceze bie dakord në një pikë me ambasadorët e tjerë, se çështja kyçe e vlerësimit të Shqipërisë, mbetet sistemi i drejtësisë.

“Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, ‘mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze.

Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti te presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

Ambasadorja Vasak ka folur edhe për çështjen e shumëdebatuar të kryeprokurorit. Sipas saj mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas kushtetutës, një vlerësim të cilin ambasadorja nuk e ka shtjelluar më në detaje, duke lënë të nënkuptohet se mandati i Llallës ka përfunduar.

“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin” , tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.