Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në rrugën Bulqizë-Shupenzë, ja kush ishte shënjestra

20:39 - 11.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e shtetit bën me dije se në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, në Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover , që drejtohej nga Fadil Ternova, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.Siç mësohet, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.




Nga të shtënat, raportohet se drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim, ndërsa kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë i vetëm në automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ku kanë sekuestruar disa gëzhoja.

Blutë bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në lidhje me këtë ngjarje policia thotë se po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale./Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.