LIFE STYLE

Disa mënyra efektive për të qetësuar kollën te fëmijët

10:26 - 25.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj.) ose problematike (infeksione, trupa të huaj etj.). Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe “kollë të thatë”. Por si duhet të veprojmë kur fëmija ka kollë në mënyrë që ta qetësojmë?





Masa për qetësimin e kollës te fëmijët:
-Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta.
-Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.
-Lirojeni nga veshja e tepruar.
-Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.
-Për fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.
-Largojeni nga mjediset ngacmues (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj.
-Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.
-Mos merrni asnjëherë antibiotikë, pa u konsultuar me mjekun.
Kolla shoqërohet me disa shenja të quajtura “shenjat e alarmit” si:
-frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmshme.
-Kollë lehëse.
-Maviosje rreth buzëve.
-Mospranimi i lëngjeve
-Sa herë dyshohet për trup të huaj.
-Vizita jo urgjente duhet kryer:
-nëse kolla shoqërohet me temperaturë, mbi 3 ditë.
-kur kolla vazhdon mbi 2javë.
-në raste kolle me dhimbje të forta gjoksi (populli thotë të therm).
-kur dyshohet se lidhet me ndonjë rrethanë të veçantë

Shkaqet
Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëherë në mënyrë pasive “pi duhan” dhe fëmija. Fëmijët më të rriturit, mund të kenë filluar pirjen e duhanit, prandaj kontrolloni me takt xhepat dhe erën e gojës (si të djemve dhe të vajzave). Shkak tjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale të veçanta. Vend të rëndësishëm e shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëve të frymëmarrjes, me rastet më të shumta gjatë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshës deri në 3-4 vjeç që frekuentojnë mjedise kolektive (çerdhe, kopshte etj.). Kolla me sekrecione të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë; mund të shkaktohet dhe nga sinusiti.
Dhimbjet e gojës
Ndryshe nga të rriturit, fëmijët shqetësimet e gojës ose të fytit i shprehin në mënyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me moshën. Pavarësisht nga shkaku, të vegjlit qajnë e nuk pranojnë ushqimin, në dukje pa shkaqe; ndërsa pak më të rriturit tregojnë me gisht duke thënë më djeg ose më dhëmb “këtu, këtu dhe këtu”. Nëse vëreni probleme të kësaj natyre, sa për t’u orientuar me bishtin e një luge kontrolloni me delikatesë hapësirën e gojës dhe të fytin për të parë ndonjë ndryshim (skuqje, plagë, gjurmë kafshimesh, fshikëza etj.).
Masat për të qetësuar dhimbjen
Lagni gishtin tuaj me ujë të ftohtë dhe kalojeni mbi hapësirën e gojës. Dhimbjet i qetëson dhe paracetamoli, prandaj mund t’ia jepni. Fëmijët e rritur të mbajnë në gojë ndonjë karamele me mente ose jepuni akullore. Nëse nuk janë shkaktuar nga kafshime të mishrave të faqeve, djegie të lehta të majës gjuhës, dalje ndonjë dhëmbi mjafton me kaq. Në raste të tjera, aq më tepër kur shihni dhe vetë ndryshime të veçanta, për më tej lidhuni me mjekun, i cili do të rekomandojë dhe mjekimin sipas shkakut.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.