Fol me Psikologen

“Vetja me duket e shëmtuar, nuk kam rroba të bukura. Shoqet e mia janë…”

13:04 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Kam disa kohë që ndihem keq. Jeta ime është thjesht rutinë. Sa herë që dal dhe pi kafe me shoqet më duket sikur unë nuk di asgjë, nuk kam çfarë t’ju them ndërkohë ndihem keq sepse vetja me duket e shëmtuar dhe nuk kam rroba të bukura ndërsa shoqet e mia janë shumë të pashme. Të gjithë djemtë i shohin ndërsa mua nuk m’i hedh sytë askush. Nuk di ç’të bëj për ta ndryshuar këtë situatë.




E dashur si fillim të falënderoj që na ke shkruar. Nga mesazhi që ke dërguar duket qartë që problemi yt qëndron tek vetëvlerësimi. Vetë vlerësimi nënkupton mënyrën se si shohim veten, si e perceptojmë atë. Ai përfshin një vlerësim subjektiv emocional që secili prej nesh i bën vetes. Gjatë jetës në varësi të situatave të ndryshme që kalojmë ka momente kur ndihemi mirë, të kënaqur dhe besojmë tek vetja, por ka edhe momente kur ndihemi të vegjël, të pavlerë, inferior. Kjo lloj ndjesie tregon që ne kemi një vetëvlerësim të ulët e për pasojë nuk na pëlqen asgjë nga ajo që bëjmë dhe si rrjedhim e shajmë dhe poshtërojmë veten.

Teksa shoh atë që shkruan kuptoj se ke zgjedhur të pranosh në heshtje këtë situatë dhe të dorëzohesh duke shmangur përpalljen me të tjerët dhe duke u izoluar. Kjo është tepër e gabuar. Gjëja e parë që duhet të bësh është të mos krahasosh veten me askënd tjetër, as me shoqet e tua pasi bukuria e një qenie njerëzore qëndron pikërisht tek fakti i të qenurit i veçantë apo siç themi ndryshe unik. Fokusohu tek pikat e tua të forta, qëndro me njerëz që të duan dhe që të vlerësojnë. A ka situata kur ti ke menduar se nuk mund t’ja dilje, por në fakt ja ke dalë? A ka provime apo detyra gjatë gjithë jetës tënde në të cilat ke treguar një performancë të lartë? Silli ndërmend të gjitha këto situata, bëje një listë me momentet e suksesit dhe thuaja vetes edhe më zë të lartë.

Përpiqu të bësh një tjetër vlerësim të vetes duke hequr mënjanë ato gjera që nuk të pëlqejnë. Kujto momentet e fitoreve të tua. Krijo një axhendë ditore, dil jashtë, argëtohu dhe bëj të gjitha ato veprimtari të cilat të japin ndjesi pozitive. Sigurisht që ndryshimi është një proces që kërkon kohën e vet, por duhet të përpiqesh derisa vlerësimi që ke për veten të ndryshojë.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.