Kronikë

Tentoi të vriste Florenc Capjan, del para gjykatës i riu

14:48 - 31.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Elbasanit është blinduar mesditën e sotme teksa zhvillohej seanca paraprake në ngarkim të shtetasit Shkëlzen Hasanpapa, i dyshuar si vrasës me pagesë i bandës rivale të Capjave në Elbasan.




Gazetari Fatmir Popja raporton se në nisje të seancës forca të shumta policie janë parë jo vetëm në gjykatë, por edhe në të gjitha akset përreth Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.

Po sipas tij, kontrolle të rrepta janë zhvilluar në të gjithë zonën ku ndodhen institucionet e drejtësisë në Elbasan para fillimit të seancës.

Në qershor të 2016 në qendër të Elbasanit, Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Capjan dhe mikun e tij Bledar Muca. Ai qëlloi 20 plumba në drejtim të shënjestrave, të cilët shpëtuan, pasi makina me të cilën udhëtonin ishte e blinduar. Në ngjarje mbeti e plagosur një oficere policie.

Shkëlzen Hasanpapa, u identifikua si autor i dyshuar i ngjarjes pas krahasimit të ADN, që iu mor prindërve të tij. Ai u arrestua në Holandë dhe më vonë u ekstradua drejt Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.