Sociale

Aksioni për lidhjet e paligjshme te bizneset në Astir dhe Dajt, shoqërohen shkelësit

14:54 - 01.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me përfundimin e afatit për vetëdisiplinimin e situatës me ujin e pijshëm, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka nisur sot në terren aksionin për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me synim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.




Tetë grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Astirit dhe të Dajtit.
Në zonën e Dajtit, u bënë 15 verifikime të hollësishme në biznese të dyshuara për lidhje të paligjshme, si dhe 10 të tjera në zonën e Astirit. Nga kontrolli rezultuan katër raste të abuzimit me ujin e pijshëm, ku për një rast është kryer edhe shoqërimi i shkelësve.


Gjithashtu, në dy linjat kryesore të transmetimit, ajo dn 700 dhe dn 1000, që dalin nga impianti i Bovillës, u konstatuan gjithsej 14 lidhje të paligjshme. Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme në këto tubacione po vijon ende.


Ndërkohë, afati për vendosjen e lidhjeve të ligjshme dhe me kontratë më UKT është zgjatur deri më 28 shkurt vetëm për konsumatorët familjarë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.