KULTURË

“Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë” në teatër

13:09 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesa e Stefan Çapalikut “Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë” me regji nga vetë autori vjen në skenën e Teatrit të Metropolit.




Premiera është një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore.

Vepra e shkruar nga vetë Çapaliku ka premierën në datën 15 shkurt, në të cilën interpreton një kastë e përzgjedhur aktorësh si Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj, me skenografinë e Sadik Spahisë, koreografia nga Gjergj Prevazi dhe muzikë nga Agron Shala.

“Një engjëll në katin e 11” është një ndër 25 veprat e tij dramatike, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të veta, duke i hapur shteg dramaturgjisë së mbështetur në ngjarjet e mendjes.

Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhjetë. Një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast.
Djali do t’ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit.

Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit. As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon, kur koha mbaron, ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmitar i Jehovait, duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë.

Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t’i japë me të vërtetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e vet. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhënie banale. Prapë një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.