Kosova

Flet zv.kryeministri i Kosovës: Si më ndihmoi Meta në arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

11:40 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar lajmin se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndihmuar në arritjen e aneks marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.




Në një prononcim të shkurtë për Indeksonline, Limaj ka thënë se presidenti i Shqipërisë, ka qenë i involvuar dhe ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes se prezantuar sot.

Ndryshe, Limaj ka qenë iniciator dhe propozues i nënshkrimit të marrëveshjes se sotme.

Ditë më parë, ai kishte vizituar Malin e Zi dhe ia kishte prezantuar drejtuesve malazez këtë opsion, i cili ka gjetur përkrahje në shtetin fqinj.

Megjithatë, Limaj është treguar modest duke mos dashur t’i marr për vete, por ka thënë se meritat i takojnë gjithë klasës politike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.