Një aksident i rënë automobilistik ka ndodhur në provincën Kamana, Peru, ku 44 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin ka rënë në humnerë.
Aksidenti ka ndodhur në atë që njihet si “kurba e Djallit” për shkak të kthesave të shumta dhe mjegullës që mbulon këtë autostradë.
“Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, konfirmohen 44 persona që kanë humbur jetën,” tha Yamila Osorio, guvernatori i rajonit të Arequipa ku ndodhi aksidenti.
Është e paqartë se sa njerëz ishin në autobus, teksa një vlerësim cilëson 45 pasagjerë.
Por, zyrtarët kanë paralajmëruar, ky numër mund të jetë i ulët pasi shumë pasagjerë mund të kishin hipur në autobus përgjatë rrugës edhe pse nuk ishin shënuar në regjistrin origjinal të autobusit.
Aksidenti tragjik vjen pak më shumë se një muaj pas një aksidenti në fillim të janarit kur 48 vetë humben jetën, teksa autobusi u përplas me një kamion.