Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, në një rrëfim për jetën e tij ka treguar luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e cuan tek pija.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Albano ka treguar se ka pasur probleme me alkoolin dhe jetën e shfrenuar, shkak për të cilat është bërë ankthi.
Ai madje rrëfeu se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.
“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.
Megjithatë, siç u shpreh Albano, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e tij, ai ka falënderuar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë.
Ai u shfaq për herë të parë në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL” dhe menjëherë u kthye në një nga aktorët më të suksesshëm.