Koreja e Veriut është e gatshme të mbajë bisedime me SHBA, thotë Koreja e Jugut.
Njoftimi erdhi pasi gjenerali Kim Yong-chol u takua me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, para ceremonisë së mbylljes së Olimpiadës Dimërore.
Ivanka Trump, gjithashtu mori pjesë në ceremoninë, por zyrtarët amerikanë kanë përjashtuar takimin me delegacionin e Koresë së Veriut.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se Koreja e Veriut u tërhoq nga një takim me Zëvendëspresidentin, Mike Pence, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.
Gadishulli Korean është ndarë që nga lufta e viteve 1950-1953 dhe të dyja palët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje.
Shfaq Komentet (0)