![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
I divorcuar nga bashkëshortja, Alfred Karajt nga Fushë Kruja i duhet të kujdeset për 3 fëmijët mitur dhe për babanë e moshuar, i cili është edhe i verbër.
Ai thotë se nuk ka arritur të sigurojë një punë, i kushtëzuar edhe pamundësia për t’u larguar nga banesa duke lënë vetëm babanë e verbër dhe 2 vajzat e vogla, ndërsa i duhet të shoqërojë çdo ditë shkollë edhe djalin fëmijët e tretë.
Nga ana tjetër ai denoncon ish-gruan e tij, se nuk paguan prej 9 muajsh detyrimin prej 150 mijë lekësh të vendosur nga gjykata si kompensim për fëmijët.
E gjithë familja jeton me 280 mije lekë te vjetra në muaj, që sigurohen nga kempi babait të verbër. I moshuari, Hamdi Karaj thotë se këto para nuk mjaftojnë për të siguruar ilaçe për të, dhe apelon për ndihmë.
Shfaq Komentet (0)