Kronikë

42-vjeçarja vdiq së bashku me foshnjën në spital, flasin mjekët: Kishte tentuar të dëmtonte…

16:04 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes tragjike në maternitetit të Kukësit ku humbën jetën nëna 42-vjeçare dhe foshnja i palindur, flasin mjekët duke zbuluar dhe shkaqet e vdekje së saj. Sipas tyre, Nurie Poçi u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, më datë 11.3. 2018 në gjendje të rëndë shëndetësore,me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.




Mjekët theksojnë se nënë e 6 fëmijëve ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë ë pamundur që të qendrojë në jetë.

Trupi i pajetë i nënës dhe foshnjës, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.