BOTA

“Gruaja e torturës”, kush është drejtoresha e parë e CIA-s

14:28 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gina Haspel  u emërua nga Trump si drejtoresha e re e CIA-s, duke zëvendësuar Mike Pompeo, i cili do të zëvendësojë Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit. Në ndryshimet e bëra publike, Trump theksoi se Haspel është e para femër në këtë pozicion drejtues.




Po kush është Gina Hapsel? Haspel u bashkua me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës më 1985-ën, dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj në operacione sekrete. Ajo ka qenë pjesë e disa polemikave, përfshi përfshirjen e saj në disa programe të torturës të kryera nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, emri i saj lidhet edhe me shumë tortura të bërë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve kyç në “hapësirave të zeza”  ose në burgjet sekrete të CIA-s.

Gjatë administratës Trump, ajo ka mbajtur pozicionin si zëvendësdrejtoreshë e CIA-s duke marrë lëvdata, por edhe duke ngritur për rifillimin e përdorimit të teknikave të torturës nga CIA, të cilat Kongresi i ka nxjerrë jashtë ligjit.

Në një intervistë muajin e kaluar për ABC News, Trump tha se ai beson tek teknikat e torturës dhe do të mendojë për rikthimin e tyre. Ditën e sotme ajo u emërua si Drejtoresha e parë femër e CIA-s, por edhe si zëvendësdrejtoreshë ishte sërsish e para femër në atë pozicion.

5 fakte për Hapsel:

-Haspel ka qenë e lidhur me programin e “marrjes në pyetje” të CIA-s, e cila u theksua në raportin prej 6,000 faqe nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit, i cili detajonte përdorimin e teknikave që konsiderohen gjerësisht si torturë.

-Në vitin 2002, ajo drejtoi një burg të CIA-s në Tajlandë ku të dyshuarit për terrorizëm iu nënshtruan teknikave speciale të marrjes në pyetje.

-Ajo mbikëqyrte hetimet brutale të dy të burgosurve, Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri, në Tajlandë.

-Emri i Haspel ishte në kabllon që mbante urdhrat për të shkatërruar videokasetat e seancave të kryera në stacionin CIA në Tajlandë.

-Ajo ishte gjithashtu shefe e stafit të Jose Rodriguez, i cili drejtoi Qendrën kundër terrorizmit të CIA-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.