Kronikë

Sherr në Mirditë, qëllohet me armë në kokë 38-vjeçari

10:02 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikti i çastit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Mirditë. Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Kaçinar të Mirditës. pas një sherri për motive të dobëta ka nxjerr armën  tip automatik dhe ka qëlluar në kokë me qytën e tij 38-vjeçarin A.Ç.




Blutë e Mirditës kanë bërë të mundur  arrestimin e menjëhershëm të tij, duke sekuestruar si provë materiale dhe dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, pasi 29-vjeçari ka qëlluar dhe në ajër në shënjë kërcënimi. Mësohet se A.Ç. është dërguar në spital por nuk ka marr dëmtime serioze nga goditja.

Mbi Gjovalin Ndojin rëndon akuza “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “kanosja”

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Mirditës, parandaloi përshakallzimin e një konflikti me armë. Arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes.

Policia bën me dije se pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis dy shtetasve, ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Simon,Kaçinar – Mirditë.

Shtetasi Gj.Ndoji për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.

Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.