BOTA

Merkel kritika të forta ndaj Turqisë: E papranueshme ajo çfarë po ndodh

21:34 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.




“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen”, është shprehur Merkel, gjatë fjalimit në Parlament.

“Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, ka shtuar në vijim.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsidereron terroristë. Ankaraja thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. Ankaraja ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.