OPINION

Një histori me spiunë rusë dhe precedenti Fatos Nano

11:15 - 27.03.18 Dritan Hila
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur Shqipëria u solidarizua me ndërhyrjen e SHBA në Irak, ambasadorët e akredituar në Tiranë të disa shteteve që ishin kundër intervenimit, shtruan një darkë gjysmë private ku ftuan kryeministrin e kohës, Fatos Nano.




Qëllimi ishte që të ulte entuziazmin shqiptar për pjesëmarrje në koalicion me SHBA dhe mundësisht te frenonte pjesëmarrjen shqiptare që ishte simbolike ushtarakisht por domethënëse diplomatikisht.

Gjate darkës, një nga ambasadorët e pyet Nanon: A jeni të vetëdijshëm se me këtë akt po i shpallni lufte Irakut dhe një dite nipat e këtyre qe po sulmoni do pyesin nipat tuaj se çfarë ju kishim bërë që na sulmuat?

Nano, i cili ishte po aq i vetëdijshëm për pozicionin e shtetit të tij, dhe se aspirata për t’u bërë pjesë a Aleancës se Atlantikut ishte në dore të amerikaneve, ja kthen: Populli shqiptar është plotësisht i ndërgjegjshëm që aspiron të futet në NATO dhe tërësisht i papërgjegjshëm që po shkon në luftë.

Kështu është edhe kjo historia me spiunët rusë. Aleancës se Atlantikut i duhet një armik, një “false flag” që të shtrëngoje radhët.

Në një Evrope të shkalafitur nga forcat centrifugale, përballë kostove të një lufte termobërthamore me Korenë e Veriut, apo përplasjeje me Kinën e cila është fabrika e perëndimit, armiku me i mirë është Rusia.

Fatkeqësisht si çdo luftë nuk ka moral. Por askush nuk ka luksin të zgjedhë, aq me pak një vend i vogël si Shqipëria.
Leverdia e kompaktësimit me NATO është ku e ku ne produktiv sesa përdorimi i logjikës. Ndaj shqiptarët janë komplet të papërgjegjshëm se çfarë ju duhet përzënia e dy diplomateve rusë dhe te përgjegjshëm se derisa kjo ju duhet amerikanëve, duhet ta bëjnë. Kombeve të vogla ju çmohet luajaliteti jo mendja.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.