KULTURË

Kastriot Çipi: “Pasaporta” me 9 funksione e godinës

14:00 - 29.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ata që nuk e kanë të qartë se pse nuk duhet shembur dhe çfarë përfaqëson ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, ja cila është “pasaporta” e saj, shkruan regjisori Kastriot Çipi. Ai shtoi se, “i sfidoj të gjithë të më gjejnë një ndërtesë tjetër në Shqipëri që ka më shumë histori se sa ndërtesa e Teatrit Kombëtar”!
1939 – Përurohet rrethi italo-shqiptar ‘Skënderbeg’, sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental.
1945 – Në kino-teatrin ‘Kosova’, sot salla e Teatrit Kombëtar, zhvillohet gjyqi i parë politik i diktaturës komuniste, ku dënohen me vdekje 19 vetë dhe me burgime 40 të tjerë.
1945 – Themelohet Grupi Central Teatral, më vonë Teatri Popullor, sot Teatri Kombëtar, institucioni më teatror më i vjetër dhe më i rëndësishëm në Shqipëri.
1947 – Themelohet “Baleti i vogël” nën drejtimin e Panajot Kanaçit.
1950 – Themelohet Filarmonia Shqiptare, sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.
1952 – Themelohet Estrada e Tiranës, sot Teatri i Metropolit dhe Cirku i Tiranës, sot Cirku Kombëtar, i vetmi në Ballkan.
1959 – Themelohet Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, më pas Instituti i Lartë i Arteve, më pas Akademia e Arteve, sot Universiteti i Arteve.
1962 – Themelohet Konservatori Shtetëror i Tiranës.
2011 – Themelohet Teatri Kombëtar i Komedisë, sot Teatri Kombëtar Eksperimental.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.