Kryesore

Hapja e negociatave/ Rama: Nuk ishte dhuratë nga BE. Me Bashën shkojmë më tej

17:21 - 17.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si vlerësimin më të lartë të bërë ndonjëherë nga BE, rekomandimin e pakushtëzuar të KE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një deklaratë për media, fill pas publikimit të raportit nga KE, Rama theksoi se kjo nuk është një dhuratë nga BE.




Por se sipas tij, është fryt i punës së bërë veçanërisht nga qeveria që ai drejton në këto 5 vite.

Shefi i qeverisë ka falenderuar të gjithë ata që në tërë këto vite, kanë ndihmuar në rrugëtimin e Shqipërisë deri në këtë pikë.

“Tani është e qartë për të gjithë, se rruga e udhëkryqit ku ndodheshim deri sot, sado e vështirë, është e hapur përpara nesh. Stacioni i fundit është anëtarësimi në BE, dhe shpejtësia e arritjes në stacionin e fundit është në dorën tonë. Jam i emocionuar se Shqipëria ka marrë sot vlerësimin më të lartë në të gjithë këto vite. Respekt për të gjithë ata, që kush më shumë e kush më pak dhanë një dorë në rrugën drejt BE-së.  Jam njëkohësisht shumë krenar sot, që me reforma të guximshme, ku kemi rrezikuar jo pak, dhe ndonjëherë edhe gabuar, ia kemi dalë. Që të kthejmë besimin e popullit tek ne. Në dy arritje të mëdha: në vitin e parë të mandatit të parë, morëm statusin kandidat. Dhe në vitin e parë të mandatit të dytë, morëm rekomandimin për hapjen e negociatave. Këto nuk janë dhurata, Europa e bashkuar nuk bën dhurata. Dhe Brukseli është një makineri që jep vetëm merita,” theksoi Rama

Më tej Kryeministri nënvizoi se kjo nuk është fitore e një partie politike, por e të gjithë SHqipërisë dhe shqptarëve.

Në këtë kuadër, ai i bëri thirrje publike opozitës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha që të punojnë bashkë në sfidën për anëtarësimin në BE, pavarësisht betejës politike brenda vendit.

“Rekomandimi për hapjen e negociatave nuk është fundi, por vetëm fillimi i rrugëtimit të gjatë për anëtarësim në BE. Është periudha e plotë e marrjes së përgjegjësive nga të gjithë. Për qeverinë dhe opozitën. Dora jonë është e shtrirë për opozitën, dhe unë e ftoj sot në emër të çdo shqiptari, opozitën dhe kryetarin e saj, për të mos ngatërruar përplasjet e brendshme, me këtë sfidë. Që sot më shumë se kurrë, kur të flasim anglisht, t’i dalim të gjithë zot bashkë, shqiptarisht, të ardhmes së vendit tonë. Por unë nuk e lexoj rekomandimin, si fitore të një partie ndaj një tjetre. Sot ka fituar atdheu ynë, i paragjykuar prej shumë vitesh,” tha Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.