Pesëmbëdhjetë deputetë turq nga partia kryesore opozitare CHP, kanë shkuar në partinë Iyi, në mënyrë që kjo parti të mund të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë thirrur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale në 24 qershor. Zgjedhjet e rregullta do të mbaheshin pas një viti.
Ky njoftim u prit me kundërshtim nga partitë opozitare pasi ata thonë se Erdogan synon të ketë një presidencë me fuqi më të mëdha ekzekutive. Sfiduesi kryesor i Erdoganit po konsiderohet Meral Askener, ish-ministër i Brendshëm, i cili vitin e kaluar ka formuar partinë Iyi.
Autoritetet duhet të vendosin nëse partia e Aksener, që ka vetëm pesë deputetë në Parlament, mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Prandaj, 15 deputetë nga partia sekulariste CHP i kanë bashkuar kësaj partie, për të përmbushur numrin e duhur në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje.
Në Turqi, partitë me 20 e më shumë deputetë njihen si grupe parlamentare dhe me automatizëm kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.