BOTA

“Nuk do të heqim dorë nga lufta”, Erdogan paralajmëron operacionin e ri

16:40 - 06.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensiave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.




“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri.

Këto komente Erdogan i bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.(rel)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.