BOTA

Britania kërkon të bind Amerikën, Johnson: Ruani marrëveshjen me Iranin

10:13 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka kërkuar presidentit Donald Trump të mos e braktisë marrëveshjen bërthamore të Iranit duke thënë se “do të ishte gabim të tërhiqej”.




Johnson është në Uashington për të bindur Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë në marrëveshjen ndërkombëtare, ku Irani binte dakord të kufizonte aktivitetin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Duke shkruar në New York Times, ai argumentoi se “vetëm Irani do të fitonte” nga braktisja e kufizimeve bërthamore.

“Nga të gjitha opsionet që kemi për të siguruar që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, ky pakt ofron disavantazhet më të pakta”, shkroi ai.

Johnson tha se marrëveshja “ka mangësi, sigurisht, por jam i bindur se mund të ndreqen”, duke shtuar se Britania e Madhe po punonte me SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë për ta arritur këtë.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj evropianë kanë kohë deri më 12 maj për ta bindur Trump që të mos heq dorë nga marrëveshja.

Por, Trump e ka quajtur marrëveshjen si “më të keqen ndonjëherë” dhe ka kërcënuar të tërhiqet nëse nënshkruesit nuk pranojnë të rregullojnë “gabimet e tyre katastrofike”.

Ai beson se kushtet janë shumë të buta, në veçanti se marrëveshja vetëm kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit për një periudhë të caktuar dhe nuk arrin të ndalojë zhvillimin e raketave balistike.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë punuar prapa “skenave” për disa javë, në një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen, e cila ishte organizuar nën administratën e Obamës dhe përfshin Rusinë dhe Kinën si nënshkruese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.