BOTA

FOTO/ Mes luksit, Putin betohet si president

12:18 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin bëri betimin për mandatin e katërt si president i Rusisë dhe premtoi të shfrytëzojë talentin e vendit për të “bërë përparime”.




Rreth 5.000 të ftuar morën pjesë në ceremoninë luksoze në një sallë të zbukuruar të Kremlinit.

Putin ka qenë në pushtet për 18 vjet, si president dhe kryeministër dhe kundërshtarët e kanë krahasuar qëndrimin e tij me sundimin e një caristi apo perandori.

TV shtetëror rus tregoi Putin, 65 vjeç, duke lënë zyrën e tij në Kremlinit dhe duke iu drejtuar ceremonisë, teksa kalonte nëpër korridoret e gjata.

Më pas ai hipi në limuzinën e bërë në Rusi, të quajtur Cortege, në kompleksin e Kremlinit. Më parë ai dhe shoqëruesit e tij kanë përdorur makina luksoze të huaja.

Në vitet e mëparshme, një karrocë më e madhe e çoi presidentin në ceremoni në Moskë.

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, ishte në radhën e parë përkrah kryeministrit Dmitri Medvedev dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Kirill.

“Ne kemi ringjallur krenarinë në atdheun tonë”, tha Putin. “Si kreu i shtetit unë do të bëj gjithçka që mundem për të shumëfishuar forcën dhe prosperitetin e Rusisë.

Ne kemi nevojë për përparime në të gjitha fushat e jetës. Jam thellësisht i bindur se një hap i tillë përpara mund të sigurohet vetëm me një shoqëri të lirë që pranon gjithçka që është e re dhe e përparuar”.

Putin shtoi se në të kaluarën Rusia ishte ngritur përsëri nga pengesat, “njësoj si një feniks”.

Të shtunën policia u përball me protestuesit kundër sundimit të Putin në Moskë dhe në qytete të tjera ruse.

Më shumë se 1,000 arrestime thuhet se janë bërë në 19 qytete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.