BOTA

President për herë të katërt, Vladimir Putin do të betohet sot

08:46 - 07.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fitores së zgjedhjeve në mars, Vladimir Putin do të betohet sot për një mandat të katërt si president i Rusisë.




Ai ka qenë në pushtet për 18 vjet, si president apo kryeministër i Rusisë. Ndërkaq, kundërshtarët e kanë krahasuar qëndrimin e Vladimir Putin në pushtet me sundimin e një caristi apo perandori.

Të shtunën u zhvilluan protesta të shumta kundër sundimit të Putin në Moskë dhe qytete të tjera ruse, ku më shumë se 1 mijë persona raportohet se janë arrestuar në 19 qytete në Rusi të shtunën.

Kundërshtarët e akuzojnë Putin për minimin e demokracisë në Rusi, një politikë e quajtur ‘demokracia e menaxhuar’ BBC shkruan se inaugurimi në Kremlin në Moskë ka gjasa të jetë më i ulët se në vitin 2012.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.