AKTUALITET

Kokainë në Zvicër/ Shkatërrohet banda, bie në pranga gruaja shqiptare

13:41 - 08.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër grup i strukturuar i trafikut të kokainës është shkatërruar nga autoritetet ndërkombëtare ndërsa në pranga kanë rënë 13 persona, mes të cilëve edhe një grua shqiptare.




Aksioni është zhvilluar në Zvicër, ku sipas mediave vendase janë kapur 13.8 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë të moshës ndërmjet 28 dhe 51 vjeç. Pjesë e bandës ishin gjashtë nigerianë, dy rumunë dhe dy polakë që jetonin në Holandë, dy gjermanë dhe një grua shqiptare që jetonte në Zvicër.

Hetuesit zbuluan se banda kishte importuar “disa qindra” kilogram kokainë në Zvicër, por pa mundur të specifikojë periudhën kohore.

Pothuajse të gjitha ngarkesat e drogës ishin nga Europa, ndërsa të tjerët ishin përgjegjës për menaxhimin e kokainës së trafikuar.

Policia sekuestroi gjithashtu mbi 91,000 dollarë dhe 54,000 euro cash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.