Kryesore

Nga incideti në finale te mesazhi shqip i Ermal Metës, “Bushpepa i heq çatinë skenës”

23:47 - 12.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa pritet votimi nga shtetet pjesëmarrëse në Eurovision, nga arena e Lisbonës ka qenë një natë e gjatë. Vlerësime maksimale për këngëtarin shqiptar sonte nga fansat dhe organizatorët.
“Ato nota nga Eugent Bushpepa ia dalin të na shpërthejnë. Ai sapo i hoqi çatinë arenës këtu në Lisbonë #ESC2018 #AllAboard”, shkroi në faqen e Facebook Eurovision gjatë interpretimit të Bushpepës.




“Ermal Meta & Fabrizio Moro e mbyllën këtë konkursin e kësaj nate me këtë gjenialitet poetik të fuqishëm. Bravo!”, shkroi  ESC2018 për përfaqësuesit e Italisë.

Ndërkaq gjatë interpretimit të Ermal Metës mes gjuhëve nga gjithë bota, një frazë nga teksti i këngës u shfaq dhe shqip: “Nuk keni asgjë”.

Gjatë pasdites së të shtunës Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në Facebook i ka uruae suksese Shqipërisë në Eurosong. “I urojmë fat këngëtarit ️ Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”, shkroi Ambasada.

INCIDENTI NË FINALE

Gjatë interpretimit të saj, këngëtares Suri nga Mbretëria e bashkuar, një djalë nga publiku është ngjitur në skenë dhe i ka rrëmbyer mikrofonin.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e truprojave në skenë. Edhe pak çaste pasi fansi i mori mikrofonin gjatë performancës ajo ka qëndruar në skenë dhe ka duartrokitur lehtë, më pas ka dalë. Eurovision në fillim tha se kënga do rikëndohej më pas u vendos që jo.

Vetë këngëtarja u shpreh se ndihej krenare dhe nuk ka arsye që të rikëndojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.