Aktorin e famshëm John Travolta nuk e keni parë kurrë kështu. E përditshmja britanike”Daily Mail” ka publikuar një video të tij, ku ai shfaqet duke kërcyer gjithë kënaqësi nën ritmet e këngës së reperit 50 Cent.
Teksa ai ka kënduar ‘live’ këngën e tij të fundit “Just a lil bit”, aktori 64 vjeçar ka ndjekur me përpikmëri ritmin duke iu ofruar fansave momente të paharrueshme.
Gjithashtu, raportohet se kjo video është bërë virale duke u klikuar pafund në internet.
Mesa duket, John Travolta është fans i muzikës së 50 cent, teksa mësohet se bashkë janë edhe miq shumë të mirë. / J.K – Gazeta Shqiptare /
Shfaq Komentet (0)