KULTURË

Poezitë e Agollit përmes ilustrimesh

12:59 - 21.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të festivalit të “Ditënetët e librit” është mbajtur një kobkurs i veçantë. Studentët e Universitetit të Arteve kanë marrë në duar poezitë e Dritëro Agollit për të realizuar mbi to ilustrime që u shkojnë për shtat. Të dielën, dekani Ardian Isufi tha se për të sjellë një risi brenda aktiviteteve, është bërë një konkurs i veçantë. “Ne si fakultet kemi zhvilluar një aktivitet që ka të bëjë me ne artin pamor. Sigurisht, elementi që na bashkon në formë simbolike me librin ka qenë letra”.





Ardian Isufi foli për pergamenën e letrën si shenjë të kulturës. “Ky konkurs modest që në një atë ardhme po e mendojmë të jetë më i madh. Atelieri i grafikës mund të ilustrojë poezitë e Dritëro Agollit në një libër që do të jetë unik dhe kjo ndoshta do t’u shërbejë studentëve që të përcillet kapaciteti e talenti i tyre. Pedagogu që e udhëhoqi konkursin është David Kryemadhi. Ai dhe studentët kanë shumë përkushtim edhe pse në pak kohë. Janë ide artistike, shumë të mira që komisioni që ka në përbërje edhe profesor Gazmend Lekën, u ka bërë një analizë të detajuar. Një prej katër ekspozitave që janë përfshirë në pavijonin tonë, është ekspozita e konkursit të poezisë së Agollit”,-tha Isufi. Pas konkursit, me çmim të parë u vlerësua Enxhi Kanina nga programi i studimit grafike master dhe me çmim të dytë u vlerësua Kristi Tasho nga programi i studimit grafike. Kur fjalën e mori Elona Agolli mes emocioneve tha se ka qenë për të shumë i rëndësishëm këndvështrimi i studentëve për poezitë.
“Përgëzoj gjithë studentët, që përzgjodhën poezitë e Dritëroit për të përshfaqur talentin e tyre. Uroj t’ia kenë dalë mbanë e të jenë kënaqur me punimet e tija. Jam fatlume që jam vajza e tij”. Elona Agolli, vajza e shkrimtarit është edhe organizatore e festivalit “Ditënetët e librit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.