Pastrueset e një hoteli kanë gjetur në dhomë një turiste pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Danimarkë.
Viktima është një 55-vjeçare turiste, e cila u transportua me ambulancë në spital, por ishte e kotë pasi ajo kishte vdekur në dhomë.
Nga hetimet e para ka rezultuar se ajo nuk ka pasur shenja dhune, duke çuar në dyshimet paraprake se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Gjithsesi, hetimet vijojnë për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Në momentin e ngjarjes, dera e dhomës së hotelit ka qenë e mbyllur.
Shfaq Komentet (0)