Kryesore

“Legen je ti, lëngaraq…”, sharje dhe përplasje mes dy deputetëve

12:20 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Medias është shoqëruar me përplasje dhe debate midis Fidel Yllit dhe Luçiano Boçit.




Gjithçka ka ardhur pas dëshmisë së kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, i cili ishte thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia.

Tonet kanë qenë aq të forta mes deputetëve, sa nuk kanë munguar dhe sharjet.

Fidel Ylli, deputeti i PS-së i është drejtuar Luçiano Boçit se jeni vrasës. “Jeni vrasës. U bëre ti, të më ndërpresësh fjalën”.

Nga ana tjetër, Boçi u drejtua: Mbaj gojën. Ik ore legen!

 

 

DEBATI

Fidel Ylli: Berisha shpalli puçistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.

Albana Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?

Fidel Ylli: kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të shpejtë gazetarit, kam pasur lokal që quhej bar West që rrinin gazetarët dhe i respektoj maksimalisht ata. Nuk kujtoj Saliun e parë apo të dytë, por kur qeveria e tyre i thërriti gazetërt pucistë, gazetari në fjalë urdhëroni te RD cfarë shkruan. Ky gazetar, shikojeni, dështojnë puçistët. Nuk ma mbyllni dot gojën mua, gazetari juaj nuk është gazetar.

Luçiano Boçi: A është për ty ajo?

Fidel Ylli: Mbylle gojën e rri urtë se me mua e ke të humbur.

Albana Vokshi: Shumë mirë bëre, bravo, trego protestën e fundit dhe dhunën.

Fidel Ylli: Urdhëroni shkrimin këtu, ja ku i keni shkrimet.

Albana Vokshi: Bini me këmëbt tuaja, kush ta ka dhënë këtë është për Edi Ramën?

Albana Vokshi: Mos bërtisni ju mo, kujt i bëni arrogantin këtu, ca jeni ju, ofendime ky? Çfarë thoni mo, o Fadil kujt po i bërtisni ju, ca kujton?

Fidel Ylli: Katër të vrarë në bulevard. Ju jeni vrases.

Luciano Boçi e nderpret.

Albana Vokshi: Ul zërin, kë shantazhoni.

Fidel Ylli: Ca i bëra, foli 40 minuta. Mos më ndërprit halabak.

Luçiano Boçi: Ik mor legen.

Albana Vokshi: Do flasësh apo të heq fjalën?

Fidel Ylli: Kujt ia heq, as ma heq fjalën ti.

Albana Vokshi: Fol për dhunën aty, a do flasësh apo jo?

Fidel Ylli: Po nuk më le të flasë, sepse ju djeg.

Albana Vokshi: Kujt i djeg, po ju shket pushteti nga këmbët, nuk na thoni dot ju neve vrasës, merr vesh, i ke vrarë ti bashkë me ata që ke mashtruar, nuk ju vjen rëndë.

Fidel Ylli: Po s’ma heq fjalën ti, duhet të dish një gjë që fjalët më të pista të miat janë më fal dhe të lutem, po të më thotë mua kolegu jot halabak, as ke shans të me heqësh fjalën ti.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.