Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, 29-vjeçari u qëllua me 1 plumb në kokë

10:54 - 05.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar një ditë nga ekzekutimi i 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë.




Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se 30 metra larg vendit të krimit është gjetur një armë tip automatik. Kjo dyshohet se i përkiste viktimës, pasi vrasja e biznesmenit është bërë me pistoletë. Dyshohet se në ekzekutimin e pronarit të lokalit të njohur në Vlorë kanë marrë pjesë tre persona.

Vasil Dervishaj është qëlluar me një plumb në kokë. Gazeta Shqiptare mëson se 29-vjeçari, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte bërë baba, po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se policia e Vlorës po shkon shumë shpejt drejt zbardhjes së kësaj ngjarje të rëndë, që ka tronditur Vlorën, por jo vetëm.

Emri i Dervishaj nuk është i panjohur për policinë, ndërsa ka qenë i arrestuar për lëndë narkotike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.